RCCOLA

Komunat e “gjymyshëve”

/ 12 minuta lexim

Veturat e tyre djegin derivate 24 orë pa ndërprerë. Telefonat nuk u pushojnë nga thirrjet. Darkat dhe drekat i kanë të shtrenjta, kurse udhëtimet jashtë vendit i bëjnë me avion luksoze. Të gjitha këto të “mira” i kanë pasur në dispozicionin e vet udhëheqësit e Komunave të Kosovës.

Prijësit e Komunave nuk kanë kursyer fare parën publike kur ka qenë në pyetje luksi. Gjatë vitit 2011 kryetarët, drejtoret dhe inspektoret e Komunave kanë shpenzuar mijëra në shërbime luksoze duke bërë edhe “gjymysh” më paranë publike.

Instituti GAP, deri tani ka prezantuar “letërnjoftimin” e disa komunave të Kosovës. Ku në këtë raport janë paraqitur shpenzimet e parave publike nga komunat. GAP deri tani ka bërë publikë raportin për Prishtinën, Fushë Kosovën, Lipjanin, Vushtrrinë, Vitinë, Malishevën, Prizrenin, Novobërdën, Kamenicën, Hanin e Elezit, Shtërpcën dhe Deçanit.

Komuna e Prishtinës në vitin 2011, siç ka treguar GAP ka mbajtur fshehët shumicën e shpenzimeve që i ka bërë në luks. Por, GAP ka paraqitur disa nga ato që i ka siguruar nga hulumtimet e bëra. “Në bazë të përgjigjes së Komunës del se shpenzimet e telefonisë fikse për 2011 janë 31.395,91 euro, ndërkohë që për këtë periudhe raportuese shpenzimet e telefonisë mobile janë 13.501,97 euro. Tek kodi buxhetor “dreka zyrtare”, në kuadër të se cilit futen po ashtu shpenzimet që janë bërë për aktivitetet që kanë bërë Zyra e Kryetarit të Komunës, për këtë qellim janë shpenzuar 47.590,90 euro”.

Komuna e Fushë Kosovës, edhe pse është me e vogël se ajo e Prishtinës, ka shpenzuar më shumë para në mallra dhe shërbime. Gjatë periudhës janar 2011-dhjetor 2011 ka shpenzuar 10.150 euro në bufenë e komunës për kafe turke, makiato dhe çaja. Pjesa dërrmuese e këtyre shpenzimeve është bërë për kafe turke. Shërbimet e bufesë që mbulohen nga paratë e buxhetit vlejnë vetëm për zyrtarët e lartë të një institucioni, te rasti i komunave mund të hynë Kryetari, Nënkryetari, Kryesuesi i Kuvendit, drejtorët e Drejtorive dhe eventualisht shefat e zyrave si shefi i prokurimit dhe shefi i zyrës se auditimit.

Kjo komunë po ashtu për ushqim dhe pije gjatë 2011 ka shpenzuar 6.499 euro. Kurse, për ushqim dhe pije të çerdhes së qytetit, janë shpenzuar edhe 8.493 euro. Derisa, për nder të shtatë dhe tetë marsit (Ditës se Mësuesit dhe Ditës së Gruas) për ushqim dhe pije ka shpenzuar 1.999 euro. Mirëpo edhe më datën 12 dhjetor 2011, ka shpenzuar 8.524,80 euro për qebap dhe sallata.

“Për telefon mobil dhe fiks, komuna gjatë 2011 ka shpenzuar 28.801 euro, shumë kjo që është për rreth 15.000 mije euro me shumë se sa që ka shpenzuar Komuna e Prishtinës për telefona gjatë 2011. Po ashtu gjatë 2011 ka blerë telefona mobil në shumën prej 3.200 eurove. Kurse, për mëditje (kryesisht jashtë vendit ku hynë edhe shpenzimet e reprezentacionit) në 2011 ka shpenzuar 26.552 euro. Kjo komunë ka shpenzuar 134.103 euro për karburante (për vetura, naftë për gjenerator dhe ngrohje qendrore) shumë kjo relativisht e lartë kur ke parasysh territori i vogël i komunës.

Edhe Komuna e Lipjanit ka shpenzuar para të majme në mallra dhe shërbime. Kjo komunë për dreka dhe darka zyrtare ka shpenzuar 23.864 euro. Ndërsa, për furnizimin e komunës me ushqim dhe pije, kategori kjo që del jashtë shpenzimeve për dreka dhe darka, janë shpenzuar 19.748 euro. Kurse, për udhëtimet zyrtare brenda vendit ka shpenzuar 19.179 euro. Për mëditjet e udhëtimit jashtë vendit janë dhenë 6.506 euro. Për akomodim të udhëtimit jashtë vendit 2.896 euro. Shpenzime tjera të udhëtimit jashtë vendit 4.045 euro.

Për telefon komuna e Lipjanit ka shpenzuar në tërësi 16.014 euro, prej tyre 13.471 euro në telefon mobil. Për riparimin e automjeteve zyrtare të komunës janë dhenë 13.752 euro. Derisa, brenda vitit 2011 për derivate komuna ka shpenzuar 159.000 euro. Prej tyre karburant për vetura 67.299 euro, gjenerator 23.075 euro, naftë për ngrohje 69.083 euro. Shifra për blerjen e naftës për ngrohje rezulton e përafërt me shifrën për blerjen e druve për ngrohjen e shkollave. 68.362 euro rezultojnë të shpenzuara për blerjen e druve gjatë 2011, ndërsa 40.820 eurove për blerjen e thëngjillit, pra vetëm për blerjen e druve dhe thëngjillit rezultojnë të shpenzuara 109.000 euro.

Shpenzimet ne luks nuk i ka lënë anash as Komuna e Malishevës. Kjo komunë për shpenzimet e udhëtimit ka dhënë 111.000 euro, për telefon mobil 8.996 euro dhe për telefon fiks 9.165 euro. Ndërsa për shpenzimet e marketingut raportet financiare në Malishevë tregojnë për 12 mijë euro të shpenzuara, shifër kjo trefish më e lartë se shpenzimet në të njëjtën linjë që bën Komuna e Prishtinës apo Komuna e Gjakovës. Për derivate dhe lëndë djegëse Komuna e Malishevës gjatë 2011 ka shpenzuar 228.000 euro. (lëndë djegëse nënkuptohet në ketë rast nafta, drutë, thëngjilli dhe vajrat motorike). Nga kjo shumë 107.677,21 euro rezultojnë të shpenzuara në kategorinë e karburanteve për vetura. Në buxhetin e Komunës së Malishevës për vitin 2011 figurojnë të shpenzuara 27.721,94 euro për dreka dhe darka zyrtare. Nga kjo shumë 3.347 euro janë shpenzuar nga Zyra e Kryetarit, ndërsa shumën me të madhe të shpenzimeve në ketë kategori rezulton ta ketë Drejtoria e Arsimit e cila gjatë vitit 2011 për dreka dhe darka zyrtare ka shpenzuar 11.631 euro.

Kurse, Komuna e Deçanit gjatë vitit 2011 në darka e dreka zyrtare ka shpenzuar 998 euro . Gjatë këtij viti Drejtoria e Inspekcionit ka shpenzuar 1.937 euro për dreka e darka zyrtare. Kurse, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Deçanit ka shpenzuar për gjenerator 16.461, ndërsa për vetura 15.122 euro.
Komuna e Vitisë në udhëtime në krahisim më vitin 2010 i ka rritur shpenzimet. Shpenzimet për udhëtime brenda vendit gjatë vitit 2010 janë bërë mbi 16.000 euro, ndërsa në vitin 2011 mbi 31.000 euro, duke rezultuar kështu me një rritje prej afro 15.000 eurove. Karburant për vetura në vitin 2010 nga Komuna e Vitisë janë shpenzuar mbi 61.000 euro, ndërsa në vitin 2011 mbi 78.000 euro, apo 17.000 euro më shumë se sa në vitin 2010. Rritje të ndjeshme ka edhe në kategorinë e riparimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve zyrtare si dhe furnizim për zyre. Shpenzime të përafërta mes vitit 2010 dhe atij 2011 janë hasur për telefon mobil dhe fiks, dreka dhe darka zyrtare, ushqim dhe pije, blerje e thëngjillit dhe druve për ngrohje, si dhe në udhëtime zyrtare jashtë vendit. Gjatë vitit 2011, komuna e Vitisë ka shpenzuar 8.942,44 euro si avance për udhëtime jashtë vendit, ndërsa një vit me herët 9.434 euro.

Uji Dea

Edhe Komuna e Vushtrrisë ka shënuar rritje të shpenzimeve në kategorinë e mallrave e shërbimeve për vitin 2011 krahasuar me vitin 2010 kanë qenë 20% më të larta. Kësisoj, krahasimi i të dhënëve rezulton se për dreka dhe darka zyrtare në vitin 2011 janë shpenzuar 14.500 euro më shumë së një vit më herët, ndërsa në kategorinë ‘Shërbimet kontraktuese tjera’ gjatë 2011 janë shpenzuar afro 41.000 euro me shumë së një vit më herët. Shpenzimet e udhëtimit 12.914,64 euro . Shpenzime në telefonin ‘vala’ 23.197,10 euro. Shpenzimet në telefonin fikse 19.829,67 euro. Shërbimet kontraktuese tjera 2. 325.562 euro Naftë për ngrohje qendrore/blerja e thëngjillit dhe druve 174.704,61 Karburante për vetura 67.347,54 euro. Mirëmbajtja e automjeteve dhe ndërtesave 110.710,86 euro. Dreka zyrtare 38.497,33 euro.

Komuna e Novobërdës ka shpenzuar për karburant për vetura, mbi 42 mijë euro. Për shpenzimet e telefonisë (fikse dhe mobile) janë shpenzuar 15.321,85 euro. Kurse për dreka zyrtare janë shpenzuar mbi 7.000 euro. Në disa raste Komuna e Novobërdës ka bërë shpenzime të panevojshme dhe të paarsyeshme buxhetore. Shpenzime të tilla të buxhetit, si për shembull, janë organizmi i vizitave të shpeshta të stafit të Komunës për në Shqipëri. Në korrik të 2011 një pjesë e stafit teknik-administrativ-politik dhe këshilltaret komunal kanë shkuar në det në Shqipëri (Durrës) për qëndrim katër ditor. Shkuarja në Shqipëri e gjithë stafit është përsëritur edhe para 28 nëntorit të 2011.

Sa i për këtë darkave dhe drekave, Komuna e Kamenicës ka shpenzuar para të majme. Për dreka zyrtare për dy vite (2010/11) janë shpenzuar 47.583,65 euro, prej tyre mbi 22 mijë euro në 2010 dhe mbi 25 mijë euro në 2011. 45% e kësaj shume për dy vite është shpenzuar nga Zyra e Kryetarit (21.437,28 e uro). Zyra e Kryetarit me një staf prej 15 vetash, ka shpenzuar për dreka zyrtare sa 12 departamente tjera me një staf prej 207 vetash. Vlen të përmendet se shumë përafërsisht e njëjtë e 11 shpenzuar për dreka zyrtare ishte edhe më 2009 nën udhëheqjen e Begzad Sinanit, me ç’rast ishin shpenzuar 23.307,06 euro.

Edhe shpenzimet e telefonisë mobile janë të mëdha. Në vitin 2010 komuna ka shpenzuar në total 10.154,84 euro, kurse në 2011 janë shpenzuar 15.362,06 euro. Totali për dy vite për mbushje të telefonisë mobile, apo siç emërtohen në raportet financiare të komunës “shpenzime të telefonisë vala 900” është 25.516,90 euro. Kjo shumë është e baras vlefshme me totalin e buxhetit të ndarë në 2011 për projektet e bujqësisë.

Karburantet për vetura është tjetër kategori e shpenzimeve e cila ka shënuar rritje të madhe në 2011 në krahasim me një vit më parë. Për dy vite Komuna e Kamenicës ka shpenzuar 140.463 euro: mbi 55 mijë në 2010 dhe mbi 84 mijë në 2011. Edhe në shpenzimet për karburante prin Zyra e Kryetarit, e cila në vitin 2011 ka shpenzuar 29.442 euro. Në 2011, Zyra e Kryetarit të Komunës ka shpenzuar mbi 300% më shumë për karburante se sa në 2010, kur ishin shpenzuar 8.847 euro. Shuma e karburanteve për vetura që ka shpenzuar Zyra e Kryetarit është më e madhe se shpenzimet për karburante që kanë shpenzuar në 2011 së bashku shërbimi i zjarrfikësve, shërbimi i kujdesit primar, shërbimet publike, inspekcioni. Kryetari i Komunës shfrytëzon veturën zyrtare edhe në ditë të fundjavës dhe për nevoja jo zyrtare. Surdulli është ligjërues edhe në fakultetin teknik në Universitetin e Prishtinës dhe ai shfrytëzon veturën zyrtare për të udhëtuar në Prishtinë dhe Prizren për të marrë pjesë në ligjërata.

Komuna e Shtërpcës ka shpenzuar para për darka dhe drek, derivate dhe telefona. Por, te kjo komunë shpenzimet më të mëdha i ka bërë zyra e kryetarit. Pjesa më e madhe e shpenzimeve në linjën për mallra dhe shërbime sipas raporteve financiare të Komunës së Shtërpcës bëhet nga Zyra e Kryetarit. Kjo zyre vetëm në vitin 2011 ka shpenzuar në linjën për shërbime afro 100.000 euro, apo llogaritur ndryshe afro 50% e shumës totale të hyrave komunale.
Dreka dhe darka zyrtare 8.793.10 euro . Shpenzimet e udhëtimi jashtë vendit 8.206.34 euro. Mbushje për telefona 2.389.82 euro .Kompjuter 3.171.06 Material shpenzues për zyre/furnizim i zyrës 11.478.85 euro. Blerje telefonash 1.025 euro. Ushqim dhe pije 1.927.15 euro. Shërbime tjera (nuk specifikohet se çfarë shërbimesh) 37.167.00 euro. Reklamat dhe konkurset 2.031.28 euro.

Edhe Komuna e Prizrenit nuk është shquar as për kursim të pozicionit buxhetor mallra dhe shërbime. Shpenzimet e udhëtimit në vitin 2010 kanë qenë 110 mijë euro dhe në vitin 2011, 74 mijë euro. Për derivate dhe lëndë djegëse në vitin 2010 janë shpenzuar 717 mijë euro dhe në vitin 2011 – 713 mijë euro. Shpenzimet e reprezentacionit në vitin 2010 kanë qenë 84 mijë euro dhe në vitin 2011 – 91 mijë euro.

Në Komunën e Dragashit shpenzimet totale për mallra dhe shërbime për vitin 2011 kanë qenë më të larta se viti paraprak për 12.29%. Gjate vitit 2011 shpenzimet për telefon mobil kanë qene 16.685 euro, që është një shumë më e madhe se sa për vitin 2010 që ishte 13.673 euro. Ndërkaq për karburant për vetura janë shpenzuar 57.345 euro, kurse për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve 17.701 euro. Kurse për dreka zyrtare gjatë vitit 2011 janë shpenzuar 10.210 euro, që është më e ulët se sa në vitin 2010 kur ishte 19.244 euro.

Komuna e Hanit te Elezit sa i përket mënyrës së shpenzimit të buxhetit, në përgjithësi nuk ka shpenzime të mëdha në linjën e mallrave dhe shërbimeve. Për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve, Komuna e Hanit të Elezit gjatë vitit 2011 ka shpenzuar 12.834 euro, shumë kjo shumëfish më e lartë se sa mirëmbajtja dhe riparimi i objekteve publike për të cilën kategori janë shpenzuar gjatë 4.936 euro. Zyra e Kryetarit nuk rezulton të ketë shpenzuar para gjatë 2011 për derivate të veturave.

Shpenzimet në këtë linje mbi 95 % janë krijuar nga Drejtoria e Administratës si dhe Drejtoria e Shëndetësisë. Po ashtu Komuna e Hanit të Elezit nuk ka shpenzuar asnjë cent për ushqim dhe pije gjatë 2011, linjë kjo që del jashtë shpenzimeve për dreka dhe darka dhe po ashtu nuk janë hasur shpenzime gjatë 2010 dhe 2011 për mëditje apo bonuse. Hani i Elezit ka gjithsej 34.000 euro fatura të papaguara nga viti 2011 dhe pjesa me e madhe e këtyre faturave lidhen me shpenzimet e bëra në Picerinë “Alba”. Nga borxhet hasen faturime në vlera 10 euro, 9 apo 17 euro dhe që të gjitha janë të emërtuara si ‘dreka zyrtare’ të bëra që të gjitha në picerinë “Alba”. Po ashtu në bazë të kësaj liste rezulton se brenda një dite 11 fatura janë regjistruar si ‘dreka zyrtare’, ndonëse vlera e 11 faturave nuk e kalon shumën e 200 eurove./Indeksonline/