Hidromorava

Komunat e Anamoravës, të pakënaqura me grantin qeveritar

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komunat e Anamoravës janë të pakënaqura me buxhetin e vitit 2016, sepse nuk janë marrë parasysh nevojat e tyre për investime kapitale. Për këtë arsye, Kuvendi Komunal i Kamenicës e shtyu aprovimin e buxhetit për vitin 2016, derisa nuk mori garanci nga Prishtina për investime të projekteve të planifikuara. Buxheti i kësaj Komune është zvogëluar për 589.650 euro.

Shqetësim serioz për këshilltarët komunalë është buxheti për investime kapitale, ku për Kamenicën janë paraparë 351.606 euro, ose 9.5 euro për kokë banori. Shqetësimi tjetër ka të bëjë me buxhetin për paga e mëditje, ku Kamenica është në minus për 480.405 euro, kanë thënë ndër të tjera këshilltarët komunalë, si arsye për të mos e votuar këtë projekt-buxhet ditën e parafundit të afatit. Kryetari Begzad Sinani i ka quajtur të arsyeshme këto shqetësime.

Edhe Fatmir Matoshi (AKR), partner i koalicionit, ka thënë se nuk mund të aprovojmë me vullnetin tonë një diskriminim të këtillë nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, komuna afërsisht të njëjta me Kamenicën kanë fonde për investime kapitale në vlera shumë më të mëdha, Vitia ka rreth 1 milion e 600 mijë euro, Klina – 1 milion e 900 mijë euro dhe kështu me radhë.
“Kamenica meriton më shumë. Jemi në një gjendje aspak të mirë për sa i përket infrastrukturës. Kjo komunë është lënë anash që nga paslufta. Rreth 30 për qind e pjesëve të qytetit nuk kanë qasje në ujësjellës, kanalizim dhe nuk kanë ndriçim publik, nuk kanë rrugë të asfaltuara. Kemi fshatra të tëra që nuk kanë infrastrukturën minimale të nevojshme” ka thënë Matoshi.

Përndryshe, Kamenica është paraparë të ketë një buxhet prej 7 milionë e 100 mijë euro dhe vetëm 351.606 euro, janë për investime kapitale.

Gjilani shpreson t`i thyej linjat ministrore

Buxhet më të vogël, në vitin e ardhshëm, do të ketë edhe Komuna e Gjilanit, e cila e ka miratuar me kushte draft-buxhetin 2016. Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, ka thënë se buxheti i përgjithshëm i planifikuar për vitin 2016, është 21.354.701 euro. Këto mjete do të sigurohen nga granti qeveritar – 17.354.701 euro dhe nga të hyrat vetanake – 4.000.000 euro.

Ky buxhet do të shpenzohet për paga – 14.286.213 euro, për mallra dhe shërbime – 2.519.914, për shpenzime komunale – 562.200, për subvencione – 554.086 dhe për shpenzime kapitale – 3.432.288 euro. Pos ta pagat, te kategoritë tjera ka ulje të shpenzimeve për 12 për qind, me qëllim të mos preken investimet kapitale, ka thënë Maliqi.

FIDANISHTJA

Buxheti i vitit 2015, është 21.839.768 euro, ose për rreth 500 mijë euro më i lartë se buxheti 2016. Granti i qeverisë, është ulur në 17.979.815 euro, që është për mbi 625 mijë euro më pak. “Ky është buxhet i mundësive, jo i nevojave”, ka thënë Maliqi.

Sipas Maliqit, ndarja në bazë të formulës, është e drejtë, por sa i përket vetë formulës, ajo mund të diskutohet te granti i arsimit, sepse duke e marrë parasysh numrin e nxënësve dhe jo të normave mësimore, komuna e Gjilanit po dëmtohet te ky pozicion.

Riad Rashiti (PDK), tha se ky është buxhet i mbijetesës dhe jo buxhet i zhvillimit, gjë që sipas tij, dëshmon se edhe qeveria e Isa Mustafës po e anashkalon Gjilanin. Krenare Latifi (VV) tha se buxheti nuk ka trend rritje në vitin 2016, por përkundrazi shënon një ulje për 2.22 për qind dhe kjo është për brengosje. Arben Maliqi (LDK) kërkoi nga deputetët e kësaj ane që të jenë më të zëshëm në përfaqësimin e interesave të komunës së tyre në Parlamentin e Kosovës.

Vitia e mbyll me drekë miratimin e buxhetit

Edhe Kuvendi Komunal i Vitisë, që e ka miratuar buxhetin 2016, është karakterizuar me një debat të nxehtë nga opozita, për shkak të uljes së buxhetit, reduktimit të mjeteve për investime kapitale dhe planifikim më të ultë të të hyrave vetanake.

Vetëvendosje dhe PDK kishin thënë se nuk do ta votojnë draft-buxhetin për vitin 2016-2018, për shkak të mos specifikimit të mjeteve buxhetore për investime. Ndonëse granti qeveritar për investime kapitale, është më i vogël për 670.000 euro, në krahasim me këtë vit, këshilltarët komunalë të Vitisë, e cilësuan veten si njëra ndër komunat e diskriminuara nga qeveria qendrore.

Këshilltarët e opozitës thanë se nuk është bërë mirë as planifikimi i të hyrave vetanake. Buxheti i përgjithshëm i komunës së Vitisë për vitin 2016është 9.487.984 euro, ose më i vogël për 440.000 euro. Megjithatë, kuvendarët e Vitisë e kanë mbyllur këtë çështje me një drekë, pasi kanë miratuar buxhetin 2016./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.