GRANDEMALL

Komunat e Anamoravës “shpresojnë” në fondet e BE-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të mërkurën në Gjilan është mbajtur takimi i Grupit Koordinues i 11-të i komunave të regjionit – lindje, me qëllim të koordinimit të projekteve të përbashkëta. Begzad Sinani kryesues i këtij grupi tha se Anamorava ka të drejtë të shqetësohet rreth projekteve. Sinani e ka vlerësuar të suksesshëm takimin derisa Lutfi Haziri tha se nuk do të mungojë angazhimi për të realizuar projekte të përbashkëta dhe në interes të qytetarëve të Anamoravës.

Menjëherë pas takimit të 11 të kryetarëve të komunave të rajonit të lindjes kanë folur Lutfi Haziri dhe Begzad Sinani, raporton rajonipress.

Sinani si kryesues i grupit tha se takimi ishte i suksesshëm edhe pse ata kanë paraqitur disa shqetësime për shkak se rajoni i Anamoravës është mbetur anash sa i përket investimeve.”Tani ne po angazhohemi që projektet tona të përbashkëta të realizohen dhe përfitues të jenë qytetarët e këtij rajoni, derisa kemi kërkuar një angazhim më të shtuar të deputetëve të këtij rajoni” tha Sinani.

Uji Dea

Sinani tha se si përfaqësues të komunave kemi paraqitur edhe brengat tona sepse ka projekt të Bashkimit Evropian që ose janë stopuar ose nuk janë përfunduar krejt.”Ne do të insistojmë që ta mbajmë një konferencë të donatorëve dhe aty do të dalim me kërkesa dhe projekte të qarta. Këto investime që janë pjesë e programit të BE-së janë në interes të qytetarëve të këtyre komunave dhe ne patjetër që do të insistojmë që t`i realizojmë këto projekte” tha Sinani.

Edhe Lutfi Haziri si nikoqir i takimit tha se jemi angazhuar që të gjithë së bashku t`i koordinojmë projektet dhe normalisht që ne insistojmë që Konferenca e Donatorëve të jetë dobiprurëse për Gjilanin dhe komunat pjesëmarrëse në këtë grup tha Haziri.

Në takim kanë marrë pjese edhe Sokol Haliti, Muharrem Svarqa, Hasan Rashiti, Gradimir Mikiq dhe përfaqësues të OSBE e AZHR Lindje./rajoniopress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.