UBT

Komunat do të kompensohen për mjetet e harxhuara gjatë pandemisë, s’mjaftojnë 10 milionë €

/ 3 minuta lexim

Shuma prej 10 milionë euro e ndarë për komunat në kuadër të Pakos Emergjente po konsiderohet e pamjaftueshme, për drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahmi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është ndarë një nënkod buxhetor ku komunat do të kompensohen për mjetet që kanë harxhuar, por që sipas tij, këto mjete janë të pamjaftueshme.“Me një vendim gjatë konsultave që kemi pasur me Ministrinë e Financave na është rekomanduar dhe është ndarë një nënkod buxhetor ku është thënë që të gjitha shpenzimet e komunave që do të bëhen në luftën për parandalimin e Covid-19, të dërgohen në atë nën kod dhe në fund pastaj do të merret vendimi se në çfarë mënyrë do të kompensohen komunat për mjetet që i kanë harxhuar në parandalimin e Covid-19, dhe besoj që këto fonde nuk janë të mjaftueshme”.“10 milionëshi është i pamjaftueshëm për ata çfarë kanë bërë komunat, duhet theksuar pothuajse të gjitha aktivitet të cilat janë zhvilluar deri më tani janë zhvilluar me mjetet nga buxhetet e komunave dhe shpresojmë që niveli qendror do ta bëjë rimbursimin e këtyre shpenzimeve sepse komunat vitin e kaluar kur e kanë hartuar buxhetin për këtë vit nuk i kanë paraparë këto shpenzime, tha ai për EO.

Uji Dea

Mes tjerash ai ka thënë se të gjitha komunat që kanë qenë të prekura nga Coronavirusi kanë qenë në shërbim të qytetarëve për 24 orë.Ai tha se që në fillim të rasteve të para komunat kanë themeluar shtabet emergjente.“Në përgjithësi mund të themi që të gjitha komunat të cilat kanë qenë të prekura nga Coronavirusi kanë qenë e kanë dhënë maksimumin e tyre dhe pothuajse kanë qenë 24 orë në shërbim të qytetarëve që në fillim i kanë organizuar apo i kanë themeluar shtabet emergjente në të cilat kanë qenë pjesëtarë të policisë së Kosovës të kryqit kuq po ashtu edhe anëtar të Institutit të Shëndetit Publik dhe kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe thelbësore dhe mendoj që komunat për kontributin që kanë dhënë janë vlerësuar edhe nga niveli qendror por edhe nga qytetarët”.

Ai tha se komunat kanë marr vendime edhe për lehtësimin e bizneseve sa i përket uljes së qirave. Ibrhahimi thotë se komunat i kanë hequr tërësisht taksat biznesore, raporton EO.“Po komunat kanë marr disa vendime sa i përket qirave, sa i përket uljes të taksave ndaj bizneseve disa komuna i kanë heq tërësisht taksat biznesore mirëpo janë bërë disa lehtësira sa i përket mos pagimit të gjobave në rast se nuk e paguan me kohë tatimin pronë, dhe kemi marr një vendim me kërkesën e Asociacionit Komunave të Kosovës që edhe për gjendjen civili nëse nuk e keni regjistruar fëmiun nëse ka lind gjatë kësaj kohë atëherë nuk do të keni gjoba nëse nuk i keni paraqitur me kohë”.