GRANDEMALL

Komunat dakordohen për themelimin e Asociacionit Regjional të Komitetit për Komunitete

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Edhe Komiteti për Komunitete në Gjilan është dakorduar të premten me nismën për themelimin e një Asociacioni Regjional të Komiteteve për Komunitete, që siç tha kryesuesi Kemal Shahin, tashmë janë pajtuar edhe Ranillugu, Novobërda dhe komunat tjera.

Shahin tha se Asociacioni do punojë në identifikimin e nevojave të komuniteteve në terren dhe si një mekanizëm i përbashkët veprues do të ndihmojë në zgjidhjen e tyre. Përfshirja e Gjilanit në këtë asociacion do të jetë një ndihmesë e madhe për komunat e reja, që ende nuk kanë krijuar një përvojë në qeverisje dhe në trajtimin e kërkesave të komuniteteve.

Duke i marrë parasysh raportet e kohëve të fundit ndërmjet Komitetit dhe Zyrës për Komunitete dhe Kthim, të cilat nuk kanë funksionuar si duhet, Bardhyl Kadriu ka thënë se ne nuk jemi shembulli më i mirë i punës për të tjerët, por mund të jemi shembull që nuk kemi pasur konflikte ndëretnike.

Kemal Shahin ka thënë se raportet me ZKK tani janë normalizuar, pas ardhjes në krye të saj të Mlladen Zhivkoviqit, i cili ka ofruar menjëherë raportin e punës dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të plotë me Komitetin, gjë që s`e bënte paraardhësi i tij, Zoran Simonoviq.

FIDANISHTJA

Por, anëtarët e Komitetit kanë ngritur dilema edhe sa i përket legjitimitetit të shefit të ri të ZKK, meqenëse ai në të njëjtën kohë është edhe këshilltar komunal në Novobërdë. Zhivkoviq është i punësuar në shërbimin civil komunal në Gjilan që prej disa vitesh dhe për një kohë ka qenë edhe shef i ZKK.

Ndërkaq, sa u përket rekomandimeve që ka bërë deri tani Komiteti për Komunitete, Shahin ka thënë se ai për punësimin e një zyrtari shqiptar në ZKK, është realizuar tashmë. Ky vend është plotësuar me Ruzhdi Rashitin, i cili deri tani ka punuar në inspektoratin komunal. Shahin tha se shpreson që ZKK do të jetë më aktive në të ardhmen.

Përndryshe, Komiteti për Komunitete e ka vlerësuar të kënaqshme gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit. Sadete Sadiku, përfaqësuese e Policisë së Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur asnjë rast me motive ndëretnike, ndërkohë i ka inkurajuar përfaqësuesit e komuniteteve për bashkëpunim me policinë për çdo shqetësim që mund të kenë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.