Fundamenti

Komunalia, në shërbim të qytetarëve dimër e verë…

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me shuarjen e Ndërmarrjes Publike “Direksioni për ndërtim”, Komunalia, mbetet shtylla kryesore e zhvillimit të Komunës së Bujanocit.

Kjo ndërmarrje e cila kujdeset për furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm në çdo katër stinët e vitit, bënë edhe një punë të paçme, për mbajtjen e pastërtisë së qytetit tonë nga mbeturinat në hapësirat publike dhe ato private. Me një fjalë, kjo Komunali, është pasqyra jonë se si të mbrohemi nga të palarat prej mëngjesi e deri në orët e vona të natës.

Ndërmarrja Publike “Komunalia”, po tregon një shembull të mirë të shërbimit ndaj qytetarëve pa dallime race, ngjyre e përkatësie nacionale dhe partiake, pa dallime sezoni kalendarik, qoftë edhe në këto kushte e rrethana të dimrit, të motit të keq, me borë e stuhi.

Punëtorët e vyeshëm të kësaj Komunali, i gjen në rrugë e shtëpi, duke u ofruar qytetarëve ndihmën ne evitimin e avarive të ndryshme të plasjes së gypave dhe tubacioneve të ujit, për shkak acarit dimëror.

Mobi Casa

Të gjitha këto shërbime bëhen nga udhëheqësia kësaj Ndërmarrje Publike, në krye me Adem Hasanin, i cili në heshtje punon, pa u reklamuar me pompozitet se është duke bërë diçka për të mirën e qytetarët të kësaj komune, me probleme të shumta.

Drejtorit Hasani, nuk i pëlqejnë paraqitjet publike, duke u reklamuar nëpër televizione, portale e medie të shkruara, për misionin që kryen në kuadër të mandatit, të cilin e ushtron me pedantëri. Atij, thjesht e shkurt, nuk i pëlqejnë deklaratat, lavdërimet për ndonjë aktivitet të shënuar në fushën e komunalisë. Me një fjalë, nuk është si drejtorët e mandateve të kaluara, të cilët me kravata e kollare rreth qafës, pispilloseshin e krekoseshin duke ndenjur më shumë nëpër mediet lokale se sa në zyrat e komunalisë.

Drejtori, Adem Hasani, ka hyrë në vitin e pestë të qeverisjes së kësaj ndërmarrjeje, nga viti 2008, pas një pauze katërvjeçare kur u bënë ndërrimet në pushtetin lokal të Bujanocit. Këto ndërrime lëre që lanë pa punë drejtorin e këtij institucioni komunal, por sollën në siklet qytetarët me masa të dhunshme dhe me një haraç të paparë për klientët e saj, duke paguar fatura të fryra në emër të faljes së borxheve publike, që nga periudha e ferrit të kuq komunist.

Pavarësisht, nga e kaluar e errët katërvjeçare e Komunalisë e mbushur me revanshizme politike, hakmarrje e inate provinciale, ka filluar të kthehet në binarë të normalitetit, me shërbime cilësore në ujë të pijshëm, ngrohje solide e pastërti ambientale edhe për ata njerëz që shpifin, shajnë e nënçmojnë punën e këtij servisi lokal, me ndihëm e të cilit e lajnë gojën e shfrenuar dhe dhëmbët e prishur të çakallit, njofton jetapress.