Fundamenti

Komuna u delë në ndihmë banorëve dhe shpallë gjendje të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Medvegjë – Komuna e Medvegjës ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, bën të ditur zëvendëskryetari i komunës, Florim Sahiti i cili personalisht ka nënshkruar vendimin.

Sipas fjalëve të tij, zona më e prekur nga përmbytjet është përgjatë aksit rrugorë Medvegjë-Kapit ku për shkak të vërshimit të lumit të fshatit Kapit, 2,5 km asfalt janë devastuar krejtësisht ndërsa janë prishur urat dhe kanalet. Disa shtëpi në lagjën Çokotonët kanë qenë të rrezikuara nga uji që i është ofruar objekteve. Në pikën më të ulët të lagjës Çokotonët, uji ka hyrë në disa shtëpi.

ARKATANA

“Banorët e fshatit Kapit janë të detyruar tani të gjejnë rrugë alternative për të lëvizur nga fshati sepse rruga më nuk është e qarkullueshme. Në lagjën Çokotonët u kemi dalë banorëve në ndihmë, kemi angazhuar të gjitha makinat që kemi në dispozicion dhe kemi kërkuar ndihmë nga Leskoci”, tha zëvendëskryetari, Sahiti.

Ju rikujtojmë se shiu në Medvegjë po bie pa ndërprerë, rreziku në zonat më kritike është evituar për momentin, nuk ka viktima në njerëz por ka dëme evidente materiale. (mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.