Eko Higjiena

Komuna të ngritë cilësinë në shërbimet komunale

/ 2 minuta lexim
HIDROMORAVA

Gjilan – Sipas këtij hulumtimi, sugjerohet që komuna të ngrit cilësinë në shërbimet komunale në të gjithë sektorët, ngase na i gjithë numri i të anketuarve del se vetëm 5 % e tyre janë të kënaqur me shërbimet që i ofron komuna për qytetarët.

Zyra për komunale për barazi gjinore në Viti, ka organizuar sot një tryezë ku është publikuar raporti “Studimi mbi procesin sensitiv” që është zhvilluar në kuadër të projektit Barazia gjinore dhe buxheti sensitiv gjinor.

Ky studim është zhvilluar me qytetarët e komunës së Vitisë dhe kishte për qëllim të shqyrtoj përgjegjësit e komunës përmes prizës së qytetarëve, me theks mbi identifikimin e problemeve dhe përcaktimin e prioriteteve.

Qëllimi kryesor i këtij studimi ishte identifikimi i nevojave të grave dhe burrave sipas strukturës së tyre gjinore, arsimore dhe në bazë të vendbanimit, tha zyrtarja për barazi gjinore Ibadete Hyseni. “Konkretisht në hulumtim u shqyrtua niveli i asaj se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimet e komunës, niveli i informimit dhe procesi i pjesëmarrjes në vendimmarrje në nivel komunal, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre në procesin e hartimit të buxhetit”.

ARKATANA

Sipas Hysenit në këtë hulumtim janë përfshirë 690 respodent, qytetar të Vitisë dhe katër fshatra Smirë, Kabash, Stubëll e Epërme dhe Pozheran duke paraqitur edhe rezultatet nga ky hulumtim. Sipas këtij hulumtimi, sugjerohet që komuna të ngrit cilësinë në shërbimet komunale në të gjithë sektorët, ngase na i gjithë numri i të anketuarve del se vetëm 5 % e tyre janë të kënaqur me shërbimet që i ofron komuna për qytetarët.

Ndërkaq rreth 3 % e të anketuarve janë të informuar lidhur me planifikimin e buxhetit, andaj sugjerohet nevoja për përdorje të metodave më efikase për informim të qytetarëve në planifikimin e buxhetit, përderisa një numër i tyre konsiderojnë se edhe pjesëmarrja e tyre në këto debate nuk do të luaj rol të madh.

Kjo tryezë e organizuar nga Zyra komunale për Barazi Gjinore është financuar nga Helvetas-Projekti Zvicër-Kosovë Logos./rajonipress/