United Hospital

Komuna të krijojë kod të veçantë buxhetor për zyrtaren e barazisë gjinore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot në Viti është mbajtur një punëtori që ka për qëllim diskutimin e integrimit të buxhetit të përgjegjshëm gjinor në komunën e Vitisë. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë, Grupi të Grave, zyrtar komunal si dhe këshilltarë nga Kuvendi Komunal i Vitisë të cilët kanë dhënë edhe rekomandimet mbi këtë çështje.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se për këtë komunë është shumë e rëndësishme që gjatë procesit të hartimit të buxhetit të komunal të jenë të përfshira të gjitha gjinitë por edhe kategoritë e shoqërisë pa dallime.

Ai tha se në kuadër të punës së këtij institucioni me qëllim që të sigurohet një barazi e mirë gjinore kjo komunë me rekomandimet e OSBE-së ka dërguar në Kuvend Propozim Vendimin për formimin e Komitetit jo obligativ për Barazi Gjinore e cila edhe është votuar me shumicë votash.

Aliu tha në vazhdimësi komuna në bashkëpunim me mekanizmat e saj ka bërë përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrës në veçanti edhe atë të gjinisë femërore.

Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim ka folur rreth procesit të hartimit të buxhetit komunal ku vuri re se në pothuajse të gjitha projekte ata gjithmonë kanë parasysh çështjen e përfshirjes së barabartë të gjinive, por edhe të kategorive të ndryshme të shoqërisë në këtë komunë.

ARKATANA

Ndërkaq gjatë këtij takimi ka folur edhe Ibadete Hyseni, Zyrtare për Barazi Gjinore në Viti e cila kryesisht bëri një prezantim të shkurtër për rëndësinë e integrimit të buxhetit të përgjegjshëm gjinor në buxhetin komunal të Vitisë.

Edhe Berat Zuka, Zyrtar Kryesor Financiar në bashkëpunim me drejtorin Rama kanë folur mbi mundësinë e përfshirjes praktike si dhe shkëmbimit të përvojës së buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në aneksin e dytë të Kornizës Afatmesme Buxhetore.

Ndërkaq Xhilsime Qamili nga Grupi i Grave të Vitisë ka folur për angazhimin e këtij grupi, por edhe mbi bashkëpunimin e tyre me drejtoritë komunale si dhe mekanizma të tjerë.

Në fund të këtij takimi janë dhënë edhe disa rekomandime si: gjetja e mënyrës së organizimit të dëgjimeve publike me theks të veçantë të pjesëmarrjes së grave në vendet rurale, komuna të krijoj një kod të veçantë buxhetor të Zyrtares për Barazi Gjinore me qëllim që të kenë qasje për aktivitetet e veta Grupi i Grave të Vitisë etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.