RCCOLA

Komuna synon ta bëjë atraktive për nxënësit shkollën e agrobiznesit dhe teknologjisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nxënësit e të gjitha klasave të nënta të komunës së Gjilanit kanë qenë për vizitë sot në shkollën e mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Arbëria”, duke parë nga afër kushtet dhe mundësitë që ofron kjo shkollë, për të vendosur më pastaj më lehtë për profilizimin e tyre në klasën e dhjetë.

Ky projekt, i emëruar “Java me dyer të hapura” i iniciuar nga Ministria e Arsimit dhe i cili po implementohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, synon që t’ju krijoj njohje nxënësve që të përcaktohen më lehtë në hapat e mëtutjeshëm të ndjekjes së shkollave profesionale.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, i cili ka thënë se shkolla e agrobiznesit në Gjilan është ndër më të mirat në rajon, e cila posedon kushtet europiane të shkollimit për nxënësit.

“Qëllimi i këtij ekskursioni shkollor të nxënësve të klasave të nënta është që të njihen me profesionet në shkollat profesionale, që të përcaktohen më lehtë për të ardhmen e tyre në drejtimet profesionale dhe që ta gjejnë vetëm më lehtë në tregun e punës më pastaj. Kjo është shkolla, ndër më të mirat në rajon, e cila posedon kushte shumë të mira për mësim teorik dhe praktik. Pra posedon kushte europiane”, ka thënë drejtori Nazmi Musa.

Uji Dea

Musa tha se nxënësit që kanë kushte të rënda jetese, të cilët ndjekin shkollimin në shkollën “Arbëria”, do të përpiqen që t’ua sigurojnë transportin falas, ndërsa nxënësit e shkëlqyeshëm do të stimulohen me bursa.

Nga ana e tij, u.d. drejtori i shkollës së mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka falënderuar drejtorin Musa për iniciativën dhe mbështetjen e ofruar për këtë shkollë për ta bërë sa më atraktive për nxënësit, numri i të cilëve që e vijojnë shkollimin aktualisht aty është shumë i vogël.

Projekti “Java me dyer të hapura” i MASHT-it i cili po realizohet në bashkëpunim me DKA-në Gjilan, zgjat 3 ditë./rajonipress/