ARKATANA

Komuna shpërndan pesë gjedhe të racës simental për fermerët e Gjilanit për përmirësim racor

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka shpërndarë tw enjtwn pesë gjedhe të racës simental për fermerët e Gjilanit me qëllimin e përmirësimit racor.

Donacioni është dhënë nga shkolla e agrobiznesit “Arbëria”, ku këto gjedhe janë kultivuar aty, duke dëshmuar se është plotësisht funksionale.

“Unë i uroj përfituesit të cilët janë kryefamiljar të përgjegjshëm dhe punojnë me djersën e tyre për të zhvilluar bujqësinë si baza kryesor e zhvillimit lokal ekonomik. Objektiv i ynë është shtimi i numrit të gjedheve dhe mbarësimi i tyre. Do të shtojmë mjete buxhetore për të pasur mundësinë që ta shtojmë nurin e gjedheve për farmerët tjerë, në mënyrë që t’iu dalim në ndihmë atyre. Ky është vetëm fillimi i këtij programi që do ta zhvillojmë përmes shkollës së bujqësisë. Urime përfituesve”, ka thënë me këtë rast Haziri.

KKVITI

“Nga momenti që na është ofruar ky donacion nga shkolla e agrobiznesit “Arbëria” i kemi përzgjedhur aplikuesit më të mirë që i kanë plotësuar kushtet. E falënderoj komisionin për punën shumë të përgjegjshme për përzgjedhjen e përfituesve. Janë përzgjedhur farmerët që merren veç me bujqësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera. Kemi bërë kontrata me secilin farmer sepse këto kafshë nuk mund të shiten sepse qëllimi final ka qenë që ta bëjmë përmirësimin racor për shkak se kjo racë është tipike simental”, është shprehur në anën tjetër drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.

Drejtori i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka konfirmuar se në mesin e pranverës, është gati edhe pjesa tjetër e gjedheve që do t’i dhurohet bujqve si donacion.

“Qëllimi kryesor është që mbarështohet kjo racë e cila vërtetë është e njohur si për mish dhe për qumësht. Besoj që Anamorava ka nevojë për këtë racë dhe uroj që të shtohet”, ka thënë Jetishi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.