Komuna reagon ndaj akteve vandale në Viti

Viti – Kësaj radhe nga personat e panjohur kanë dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e ndriçimit publik për skaj të lumit në qytetin e Vitisë thuhet në reagimin e Komunës së Vitisë.
Serish persona të papërgjegjshëm kanë shkaktuar akte vandale mbi pasurinë e përbashkët komunale, konkretisht gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë, në pjesën për skaj të lumit “Morava e Binçës” janë thyer dhe dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e ndriçimit publik.
Me këtë rast Komuna e Vitisë, shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti vandal dhe ta papranueshme.
Fatkeqësisht edhe më parë komuna e Vitisë, ka qenë cak i akteve të tilla vandale nga njerëz që nuk ja duan të mirën e zhvillimit komunës sonë sikurse në rastin kur është bërë përdhosja e flamujve kombëtar në varrezat e dëshmorëve në Viti, dëmtimi i qëllimshëm i stadiumit të qytetit dhe gjeste të tjera të ulëta dhe të papranueshme në veçanti në pasurinë e përbashkët që ndërtohet me parat e taksapaguesve tanë.
Prandaj ju bëjmë thirrje çdo qytetari që ka informacione mbi rastet të tilla të njoftojë komunën e Vitisë apo Policinë e Kosovës me qëllim që të marrin masa dhe të identifikojnë keqbërësit.
Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur pasurinë tonë të përbashkët dhe për këtë kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve tanë./rajonipress/