Mobi Casa

Komuna po e degradon ekonominë

/ 8 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka dështuar ne realizimin e premtimeve dhe pritjeve, me ç`rast ka degraduar edhe më shumë ekonomin e Gjilanit ka thënë Ismajl Jonuzi.

Grupi i ekspertëve të LDK-së, për çështje ekonomike, ka shpalosur të shtunën në një konferencë shtypi disa të dhëna shqetësuese për ekonominë e regjionit të Gjilanit, dhe Kosovës në përgjithësi.

“Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka dështuar ne realizimin e premtimeve dhe pritjeve, me ç`rast ka degraduar edhe më shumë ekonomin e Gjilanit. Komuna ka dështuar të lehtësoj dhe stimuloj zhvillimin e sektorit privat: ka thënë Ismajl Jonuzi përgjegjës i sektorit për zhvillim ekonomik në kuadër të LDK-së.

Me rastin e zgjedhjes, Kryetari i Komunës e bën betimin apo deklaratën solemne përpara anëtarëve të Kuvendit Komunës. Teksti i betimi është më sa vijon: “Betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetar i komunës së Gjilanit, me nderë, besnikëri, paanshmëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushte për një jetë të qetë për të gjithë” – Se a është duke ushtruar detyrën e kryetarit me nder, besnikëri, paanshmëri dhe në pajtim me ligjin, tregon edhe rasti i drenimit me gjobë prej 700 eurove nga gjykata komunale për kundërvajtje në Gjilan për shkak se nuk ka përfillur kërkesat e Agjencisë kundër Korrupsionit për tu shmangur nga konflikti i interesit në të cilin ndodhej.

Jonuzi tha se premtimet për investime në vlerë mbi 100 milion euro për Gjilanin; krijimin e 4 mijë vendeve të punës; investimet në bujqësi me vlerë mbi 6 milionë euro; krijimin e kushteve më të mira për rritjen e investimeve të huaja dhe vendore; ndërtimin e parkut industrial prej dhjetëra hektarëve, ndërtimin e sallave dhe terreneve për sport;ndërtimin e objektit të ri për administratën dhe kuvendin;ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, trajtim të mbeturinave dhe ujërave të zeza; kolektimin e ujerave të zeza në gjithë fshatrat e mëdha dhe pastaj trajtimin e tyre në një fabrikë; Përfundimin e projektit për pastrimin e lumit Mirusha; realizimin e projektit për trajtimin e lumit Stanishor; ndërtimin e një parku me një qendër rekreative sportive, në hapësirën e zbrazët që dikur ishte treg i kafshëve; investime në terrene sportive, stadiume dhe palestra;investime në ndërtimin e shtëpisë për të moshuarit mbetën vetëm premtime.

Jonuzi ka shtuar se këto premtime të bëra para qytetarëve të Gjilanit gjatë fushatave zgjedhore,si dhe promovimet e bëra kohë më parë për investime 70 milionëshe gjatë viteve 2008-2011, jo që nuk janë realizuar ,por janë harruar fare.

Jonuzi tha se edhe këto ditë qytetarët e Gjilanit ishin dëshmitar sa i përket investimeve në infrastrukturë në qytetin e Gjilanit,shiu që ra qytetarët e Gjilanit ishin dëshmitarë se gjitha ato premtime dhe investime i mori uji. Vërshimi i qytetit tonë nga ujërat e shiut,tregon qartë se investimet e bëra më shumë janë elektorale se sa investime me një plan strategjik të mirëfilltë në infrastrukturë.

Kryetari i Komunës, ka thënë se nuk janë lejuar dhe as nuk do të lejohen investime selektive, duke premtuar se të gjithë qytetarët do të trajtohen njësoj në projekte,por vetëm premtime ishin këto.

Zyra e Prokurimit dhe politika ditore duhet të heq përfundimisht dorë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta në aktivitetet e prokurimit publik duke i favorizuar operatorët ekonomik të preferuar sipas përkatësisë partiake, dëshmojnë faktet e ankesave nga operatorët ekonomik në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik në Prishtinë ka sqaruar Jonuzi.

Tutje ,Jonuzi ka thënë se shqetësimet e komunitetit të biznesit në përgjithësi konsistojnë në mënyrën e vlerësimit të ofertave tenderuese, të bazuar kryesisht në kriterin e çmimit më të ulët, pavarësisht faktit se Ligji i Prokurimit Publik parasheh edhe dhënien e tenderëve për operatorët ekonomikisht më të favorshëm.

Sipas tij Komuna, me buxhetin e tyre nuk duhen të shihen si mjete për zhvillim ekonomik dhe punësim të njerëzve, por Komuna mund të krijojë parakushte dhe infrastrukturë ligjore të nevojshme për stimulimin e zhvillimit ekonomik lokal,por çka po ndodhë . U kemi borxhe mbi dy milionë euro kompanive të cilat po humbin e të cilat duhet me urgjencë të sanohen, mirëpo nuk kemi para për zhvillime të reja.

Uji Dea

Kjo tregon më së miri për shkeljet e procedurave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik të Kosovës, për gjendjen e rënd të sektorit privat gjegjësisht të ndërmarrjeve që janë para sfidave shumë të rënda – përballë Autoritetit Kontraktues si Punëdhënës.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që janë përgjegjëse për implementimin e ligjit në fjalë dhe organeve të prokurimit publik që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për shmangien e praktikave të tilla në të ardhmen të cilat vështirësojnë edhe më tej konkurrencën e lirë dhe mjedisin tashmë të vështirë për të bërë biznes. Përmirësimi i sistemit të prokurimit publik do të ndihmonte po ashtu në masë të madhe edhe menaxhimin e financave publike, duke eliminuar mundësitë e shpërdorimit të parasë së taksapaguesve kosovarë.

Jonuzi ka thënë se buxheti i komunës duhet planifikuar dhe shpenzuar më mirë, në mënyrë që ato investime kapitale të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit.

Qytetarët e Komunës së Gjilanit janë taksapaguesit më të rregullt në nivel vendi, paguajnë taksat komunale, energjinë elektrike, ujin e gjitha shërbimet tjera komunale, andaj dhe nuk meritojnë kushtëzimet e bëra nga Kuvendi i Komunës.

Për keqmenaxhim të buxhetit të komunës tregon edhe raporti tre mujor për shpenzime të larta në dreka e darka në vlere prej 52 000 euro, d.m.th mbi 500 euro në ditë!

Pa plane investive profesionale, pa strategji të zhvillimit ekonomik lokal, pa subvencione të mjaftueshme të sektorëve të caktuar që gjenerojnë vende të reja pune si psh sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë…janë tregues për planifikim jo të mirë të buxhetit.

Jonuzi duke dhënë shembuj konkret ka ofruar planin e prokurimit të projekteve të vitit 2011. Sipas tij Drejtoria për Zhvillim Ekonomik prioritet thuhet se i jep Bujqësisë, por plani i prokurimit për vitin 2011, paraqet një pasqyrë krejt tjetër .

Mbjellja e drunjve dekorativ pa planifikim buxhetor(260,000),Pastrimi i rrugëve dhe mirëmbajtja e parqeve(100.000),hartimi i planeve rregullative(300,000),sanimi i rrugëve dhe trotuareve( 270,000) ,mirëmbajtja e ndriçimit publik(70,000),rekonstruimi dhe mirëmbajtja e objekteve komunale(50,000),sinjalizimi horizontal dhe vertikal i rrugëve (160,000), hartimi i dokumentacionit investiv teknik-projekteve për KK-në(300,000), projekte zhvillimore për Bujqësi,Blegtori dhe Pylltari(76,110), dhe mirëmbajtja e objekteve shkollore(460,000),pajisje për nevojat e Kuvendit Komunal(150,000),sanimi i parqeve dhe hapësirave publike(150,000)..etj

LDK mendon se Komuna e Gjilanit, duhet të merr masa urgjente në përmirësimin e ambientit ekonomik, subvencionimin e sektorëve që gjenerojnë vende të reja pune, menaxhimin më të mirë të financave publike, uljen e taksave dhe shërbimeve të sektorit privat, uljen e tarifave për pranim të lokaleve afariste, uljen e taksave për regjistrimin dhe fshirjen e hipotekave, uljen e çmimeve për paraqitjen e provimeve me korrespodence etj.

Sa i përket Partneritetit Publiko Privat, LDK-ja mendon se është një ligj me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës, por ne mendojmë se i mungon infrastruktura ligjore.

Komisioni Evropian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë një deklaratë të veçantë për të mos e përdorë këtë ligj në Kosovë, pasi që, sipas ekspertëve të tij të angazhuar në reformimin e fushës së prokurimit publik, ky ligj ka defekte të mëdha dhe nuk shërben në të mirë të Kosovës tha Jonuzi./rajonipress/