ARKATANA

Komuna “përmbush” premtimet ndaj qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Problemet që i ka lënë qeverisja e kaluar, Komuna e Gjilanit nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri po vazhdon t’i zgjidhë një nga një.

Komuna është dashur të intervenojë në mënyrë urgjente në rregullimin e kanalizimit në rrugën “Abdulla Presheva” (prapa Xhamisë së Medresesë), pasi nga reshjet e këtyre ditëve, ujërat fekal kanë dalë mbi sipërfaqen e tokës.

Hidromorava

Qytetarët e kësaj lagjeje, të pakënaqur nga kjo gjendje, i janë drejtuar Zyrës së kryetarit Haziri më 18.07.2014, ku grupin e ka pritur në takim nënkryetari Rexhep Kadriu dhe pas konsultave të brendshme të kryetarit Haziri me vartësit e tij, është marrë vendimi që punët të nisin të shtunën më 19.07.2014.

Për të parë punimet në zgjidhjen e këtij problemi, nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu ka dalë sot në terren, ndërsa u nda i kënaqur me dinamikën e punimeve.
“Punët këtu janë duke shkuar jashtëzakonisht mirë, me një dinamikë të mirë të punës. Punët po ecin mbarë, qytetarët janë jashtëzakonisht të kënaqur me intervenimin e shpejt të organeve komunale dhe shumë shpejt do të zgjidhet problemi këtu si për ujërat atmosferik, ashtu edhe për kanalizimin fekal”, ka thënë nënkryetari Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.