ARKATANA

Komuna pastron shtratin e lumit në Miresh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Vërshimet e fundit edhe në fshatin Dobërçan shkaktuan dëme të konsiderueshme si nëpër pronat-shtëpitë e bashkëfshatarëve, poashtu pati dëme edhe në infrastrukturë edhe ashtu jo të mirë si rrugë, kanalizim thotë Ibish Ibishi këshilltar komunal nga ky fshat. Sipas tij organet komunale tashmë e kanë pastruar shtratin e lumit i cili ishte dëmtuar pas reshjeve të fundit.

Ibishi tha se kemi dërguar njoftimin-kërkesën tek organet komunale, Drejtoria e Shërbimeve publike dhe pas krijimit të kushteve për intervenim, sot bënë pastrimin, thellimin e shtratit të lumit si dhe materiali i nxjerrë nga lumi u shfrytëzua brigjeve të lumit e që do të mbetet si pengesë-mbrojtje për vërshime të tjera të mundshme.

Fundamenti

Ibishi ka falënderuar angazhimin e organeve komunale ato të Shërbimeve Publike drejtorin Sokol Haziri me bashkëpunëtorët e tij. “Besojmë se bashkëpunimi ynë me organet komunale nuk do të mungoj edhe në të ardhmen dhe do të jemi në shërbim të qytetarëve dhe se për kërkesat, nevojat-kushtet tona organet komunale janë të njoftuara dhe njoftohen rregullisht kështu që bashkëpunimi nuk do të mungoj edhe në të ardhmen” tha Ibishi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.