Mobi Casa

Komuna në përfundim të projektit të kanalizimit atmosferik të lumit “Baja”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët e lagjes “Dheu i Bardhë” brenda pak kohësh më nuk do të përballen me problemet e vërshimeve që ka shkaktuar lumi “Baja” ngase Komuna e Gjilanit është në përfundim të projektit të ndërtimit të kanalizimit atmosferik.

Për të parë nga afër punimet ka dalë në vendin e ngjarjes drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku.

“Ky është njëri nga projektet e rëndësishme infrastrukturore të Komunës së Gjilanit në rregullimin e shtratit, përkatësisht kanalizimi atmosferik të lumit “Baja” që ka qenë zonë shumë problematike, posaçërisht kur ka të reshura dhe gjatë dimrit, dhe me këtë punë që është duke u bërë, kjo pjesë e qytetit do të jetë definitivisht e stabilizuar dhe nuk do të jetë e rrezikuar më nga ujërat e tepërta të “Bajës” dhe nga të reshurat që këtë vit i kemi pasur me bollëk”, ka thënë me këtë rast drejtori i DSHP-së, Sokol Haziri.

FIDANISHTJA

Projekti në fjalë ka një gjatësi prej 480 metrash vlera e të cilit është 132 mijë euro, që nis prej rrugës “Abdullah Presheva” për të vazhduar deri tek burimi i lumit “Baja”.

“Me dinamikën që është duke u zhvilluar shpresoj se shumë shpejt do të jetë pjesë e mbyllur e problemit dhe qytetarët do të kenë rehatinë e nevojshme. Është projekt shumë i mirë dhe do të jetë në interes shumë të madh të qytetarëve që jetojnë në këtë zonë. Kjo është një nga të arriturat e mëdha të katërshes së premtuar të kryetarit Haziri dhe jam shumë i kënaqur me cilësinë e punimeve këtu”, ka shtuar drejtori Haziri.

Ndërtimi i kanalizimit atmosferik është faza e dytë e punimeve në rregullimin e lumit “Baja”, meqë më herët ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të kanalizimit fekal dhe me këtë kompletohet infrastruktura nëntokësore e tij në këtë pjesë të qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.