Komuna ndihmon banorët e Debëlldeut, hap rrugën të mbuluar nga bora

Viti – Komuna e Vitisë konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, ka ndërhyrë sot në orët e hershme të mëngjesit në pastrimin e rrugës në fshatin kufitar Debellde të Vitisë.
Përndryshe reshjet e bores në këtë fshat kanë qenë më të mëdha dhe kjo ka shtyrë institucionet komunale të Vitisë që sa më parë të ndërhynë me qëllim që rruga për gjatë këtij fshati të jetë e kalueshme./rajonipress/