Fundamenti

Komuna me donatorët i bënë me shtëpi të reja dy familje gjilanase

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Familja 4-anëtarëshe Valbona Lutfiut dhe ajo 3-anëtarëshe e Mehreme Krasniqit kanë hyrë sot në shtëpi të reja në prag të festave të nëntorit.

Inaugurimin e këtyre dy shtëpive e ka bërë kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe pronari i kompanisë “Fluidi” Fejzulla Mustafa, ku ky i fundit e mbajti premtimin e dhënë në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” për ndërtim të dy shtëpive për familjet në nevojë një vit më parë.

“Kjo është shtëpia e 22-të dhe 23-të e inauguruar sot falë donacionit dhe mbështetjes së pronarit të kompanisë “Fluidi” në Gjilan, ku pronari Fejzulla Mustafa dhe familja e tij janë solidarizuar me këto dy familje. Shtëpitë e ngrohta dhe kushtet për jetesë, bëjnë së paku që të kenë rehati këto familje dhe të gëzohen në festat e nëntorit. E falënderoj shumë familjen Mustafa për këtë kontribut të madh të tyre”, u shpreh me këtë rast kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit theksoi se 23 shtëpi nga 11 sa janë deklaruar në mbrëmjen humanitare, janë sinonim i solidaritetit dhe humanitetit që gjilanasit dhe popullata e regjionit të Anamoravës e ka treguar në rastin e ndërtimit të shtëpive për banim social kryesisht, për renovimin e shtëpive që do të fillojnë javën tjetër dhe për qiratë që Komuna po i paguan.

United Hospital

Nga ana e tij, pronari i “Fluidit”, Fejzulla Mustafa, ka deklaruar se kjo kompani ka qenë gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar familjet skamnore dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.

“Sot i dorëzuam çelësat për dy familje, për të cilat kemi konsideruar se janë më të rrezikuarat për banim. Kemi kontribuar dhe i kemi ndërtuar këto shtëpi sipas standardeve. Si kompani e “Fluidit” gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë familjeve nevojtare. Familjarëve ju uroj që t’i gëzojnë këto shtëpi”, tha Mustafa.

E emocionuar tejmase është shprehur të jetë zonja Valbona Lutfiu, e cila e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe familjen Mustafa, duke thënë se për familjen e saj kjo shtëpi është pallat.

“Ma herët kam jetuar në kushte shumë të këqija. Tash s’kam fjalë qysh me përshkrua. Jam shumë e gëzueshme. Faleminderit nga zemra për kryetarin dhe kompaninë “Fludi” që ma ndërtuan shtëpijën. Kjo shpi për fëmijët e mi asht pallat. Këta m’i kanë gëzuar shumë fëmijët e mi. Zoti i rujt”, tha e emocionuar zonja Lutfiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.