Eko Higjiena

Komuna mbështet fermerët e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në praninë e Kryetarit të Komunës, Begzad Sinani, Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Bajram Dermaku, disa Drejtor të Drejtorive Komunale, në Shtëpinë e Kulturës” Isa Kastrati” në mënyrë solemne u bë shpërndarja e makinave mjelëse për tetëdhjetë (80) fermer të komunës sonë.

Komuna e Kamenicës ka realizuar ketë projekt për furnizimin e fermerëve me makina mjelëse për lopët qumështore. Fermerët kanë participuar me mjetet e tyre në vlerë prej 25%.

Mobi Casa

Drejtori i DBPZH – së, Islam Isufi, para të pranishmëve tha se dobia e realizimit të këtij projekti qëndron në atë se fermerëve iu mundëson lehtësim të punëve gjatë mjeljes së lopëve qumështore, higjiena e lartë e qumështit dhe prodhimeve tjera, ruajtja e shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve etj.

Kryetari i komunës, Begzad Sinani tha se unë kam vizituar të gjithë fermerët që janë në komunën tonë, po ashtu jam njoftuar për së afërmi me problemet e juaja, dhe ne kemi bërë diçka brenda mundësive tona buxhetore.”Do të vazhdojmë me mbështetje për fermerët dhe ju përgëzoj për vullnetin tuaj që merreni me këtë veprimtari, me të cilën ia siguroni ekzistencën familjeve tuaja “ tha kryetari Sinani./rajonipress/