UBT

Komuna mban dëgjim publik me qytetarët për “Gjilanin e ri”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka mbajtur mbrëmë një debat publik me qytetarët e ish- kampit “Monteith” për të diskutuar lidhur me planin rregullues, ku ka marrë pjesë nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtori për Urbanizëm, Valon Shefkiu dhe drejtori për Kadastër Gjeodezi dhe Pronë, Sadudin Berisha.

Në debatin, në të cilin morën pjesë shqiptarë e serbë, nënkryetari Kadriu tha se Komuna ka një plan shumë të mirë zhvillimor të kësaj lagjeje, të cilën e ka quajtur “Gjilani i Ri”.
“Politikat zhvillimore të Komunës në krye me Lutfi Hazirin, janë që brendësia e kësaj zone të zhvillohet dhe kostoja e pronave tuaja do të shumëfishohet. Ky është interes i juaji sepse po e bëjmë një zonë të re që do të quhet “Gjilani i ri”. Shumë shpejt do të nis rruga Gjilan-Bujanoc, e cila do të bëhet me standarde europiane”, tha Kadriu.

Ai ka garantuar qytetarët se shpronësimi do të bëhet në mënyrë më të mirë të mundshme dhe se vlerësimin do ta bëjë një Komision Qeveritar, ndërsa ka shtuar se zhvillimi i kësaj lagjeje përkthehet me zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Mobi Casa

Ndërkaq, Valon Shefiu, drejtor për Urbanizëm, the se në kuadër të kësaj zone është paraparë plani për banim kolektiv dhe individual, pastaj hapësirat publike, shkollat, çerdhet, ambulantat dhe specifikë më e veçantë është planifikimi për ndërtimin e kampusit universitar tek kazerma e FSK-së.

Sadudin Berisha, drejtor për Kadastër, ka pohuar se kompensimi do të bëhet në mënyrën më të mirë, duke u thirr në ligjet që e rregullojnë këtë fushë, për të shtuar se vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë do të arrijnë ta implementojnë këtë plan për këtë lagje, i cili sipas tij, është shumë modern dhe funksional.

Shumë pyetje dhe interesime kanë shprehur qytetarët si: Imri Murtezi, Momqillo Stankovic, Mehmet Krasniqi, Endrit Stublla, Musli Krasniqi etj., të cilët kryesisht u interesuan për detaje rreth shpronësimit, e të cilëve me kënaqësi u janë përgjigjur përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit./rajonipress/