UBT

Komuna kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos shkaktojnë zjarre

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim (KSHPBMSH) ka miratuar të mërkurën raportet e punës së Drejtorisë për Shërbime Publike si dhe të asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sokol Haziri, drejtor i Shërbimeve Publike, pasi përmendi punët e kryera në këtë periudhë, tha se është pjesërisht i kënaqur me të arriturat, ndërkohë që u shpreh i pa kënaqur me kompanitë e kontraktuara, duke thënë se nuk po i kryejnë punët siç duhet.

Në qytet janë riparuar shumica e rrugëve dhe një pjesë e tyre janë shtresuar në tërësi me asfalt, ndërkohë do të vazhdohet në rrugët e fshatrave. Sa u përket rrugëve të rendit të tretë në zonat kodrinore-malore, Haziri ka thënë se pjesa më e madhe e tyre janë rregulluar dhe aktualisht po punohet në zonën mbi Zhegër.

Në fshatra po vazhdohet me rregullimin e ndriçimit publik dhe rreth 99 për qind e këtyre zonave janë mbuluar me drita, atje ku ka pasur mundësi teknike, ka thënë Haziri.

Kurse Hazir Mustafa, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se aktualisht janë duke u ballafaquar me zjarre. Vetëm gjatë këtij muaji kanë ndodhur 101 zjarre, ku janë përfshirë 4 shtëpi, 2 automjete, ndërsa shumica e rasteve tjera kanë qenë zjarre fushore.

Mustafa ka thënë se Shërbimi i Zjarrëfikjes qëndron mirë me pajisje, por ka mungesë të stafit.

Mobi Casa

Anëtarët e Komitetit kanë ngritur si shqetësime zhurmën në qytet, parkimin e veturave në rrugën “Elez Agushi”, të cilat pengojnë lëvizjen, deponitë e egra në “Abdulla Presheva”, sigurinë rrugore në lagjen “Iliria” dhe të tjera, ku kanë marrë përgjigje nga drejtorët Haziri e Mustafa.

Isa Agushi, kryesues i Komitetit, ka thënë se nuk i lejohet askujt në qytet që të lëshojë muzikë deri pasmesnate, kurse nga punëkryesit në rrugë ka kërkuar që të vendosin shenjat paralajmëruese dhe të mos rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

Kurse sa i përket punës së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Agushi tha se kjo është ndër dikasterët më të rëndësishëm, prandaj duhet të ketë buxhetin e saj për raste emergjencash dhe të mos jetë e detyruar të kërkojë ndihmë nga një drejtori tjetër.

Komiteti u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë sa më të kujdesshëm sa u përket zjarreve, në këtë kohë kur temperaturat janë të larta dhe favorizojnë përhapjen e flakëve, sepse pos që mund të shkaktojnë dëme të mëdha në pronat private, apo publike, mund të rrezikojnë edhe jetë njerëzish.

Komiteti i ka rikujtuar qytetarët dhe zjarrëvënia është vepër e dënueshme sipas ligjit, prandaj duhet të llogarisin edhe në pasoja personale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.