GRANDEMALL

Komuna intervenon në rregullimin e rrugës së shkollës në lagjen e VIII-të

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas intervenimeve të shumta për të sanuar gjendjen pas reshjeve të mëdha të shiut, Shtabi Emergjent i Komunës së Gjilanit ka intervenuar edhe në rrugën e shkollës në lagjen e VIII-të, për t’ju mundësuar qytetarëve që të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i cili tha i tërë stafi është terren kudo në qytet për t’i ndihmuar qytetarët, duke besuar që deri nesër gjithçka do të jetë në rregull.

FIDANISHTJA

“Këto janë veprime emergjente për të sanuar prishjet e kësaj rruge, e cila pas reshjeve të djeshme të shiut ka pësuar dëmtime shumë të rënda. Është e planifikuar për asfaltim më vonë dhe nuk do të bëjmë shpenzime të mëdha, por vetëm një veprim emergjent sa për t’iu mundësuar qasje qytetarëve për në shtëpitë e tyre. Do të rregullohet me zhavorr dhe do të jetë e kalueshme”, ka thënë drejtori Haziri.

Gjatë ditës së djeshme, përfshirë edhe natën, Shërbimet emergjente të Komunës së Gjilanit kanë pranuar shumë kërkesa nga qytetarët për intervenim, ku ka pasur nevojë për largimin e ujit nga bodrumet përmes pompave thithëse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.