Uji Dea

Komuna informon qytetarët se afati për pagesën e faturave të tatimit në pronë shtyhet deri më 30 qershor 2022

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të nderuar qytetarë të Gjilanit, pas shpërndarjes së faturave të tatimit në pronë për vitin 2022, komuna e Gjilanit informon të gjithë tatimpaguesit se afati për pagesën e këtyre faturave është shtyrë deri më datë 30 qershor 2022.

Personi i cili beson në mënyrë të arsyeshme se fatura e tatimit është e pasaktë, se ka gabime në regjistrat e tatimit në pronë mbi të cilat është bazuar fatura e tatimit, mund të ushtrojë ankesë dhe të kërkojë rishqyrtimin plotësisht ose pjesërisht të faturës së tatimit nga komuna.

Ata të cilët kanë vështirësi të mëdha për pagesën e tatimit në pronë, mund të lajmërohen dhe të bëjnë kërkesë për shtyrjen e pagesës (deri në dy vite- vetëm për faturën e vitit 2022) me arsyeshmëri të gjendjes së rënduar të ekonomisë familjare apo të biznesit.

BORXHET E QYTETARËVE QË I KANË PËR TATIMIN NË PRONË TEJKALOJNË SHUMËN E 10 milion euro

Komuna e Gjilanit kërkon nga të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë borxhe nga viteve paraprake deri në vitin 2021, të kryejnë pagesat në tërësi deri më 20 maj 2022. E nëse debitori nuk paguan detyrimet tatimore të papaguara në datën e përcaktuar për pagesë, komuna e Gjilanit është e detyruar të veprojë sipas ligjit ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme dhe rregullores nr. 07/2021 mbi pezullimin e shërbimeve komunale. Poashtu komuna fillon zbatimin e masave të mbledhjes së detyrueshme, duke filluar me dërgimin e njoftimit përfundimtar dhe vendimin për ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara përmes përmbaruesit.

UBT

Për t’ia lehtësuar qytetarëve pagesën e borxhit dhe mos-pezullimin e shërbimeve, ju mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes për pagesë prej 12 deri në 24 këste mujore. Për këtë, duhet të lajmëroheni tek zyrtarët e tatimit në pronë në komunën e Gjilanit.

Andaj lusim të gjithë qytetarët e Gjilanit, që të respektojnë afatet ligjore dhe mundësitë të cilat mund të shfrytëzohen për të lehtësuar shlyerjen e obligimeve të papaguara.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Riad Rashiti, Drejtor për Buxhet dhe Financa

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.