UBT

Komuna identifikon rrugët në qytet e fshatra që pritet të asfaltohen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha për rajonipress se gjatë vitit 2013-2014 është paraparë të investohen në rregullimin e infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Gjilanit 2 (milion) e 415.960 mijë eurove.

Komuna e Gjilanit pasi ka identifikuar rrugët në qytet dhe fshatra të cilat pritet të asfaltohen gjatë viteve 2013-2014 ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës për të nisur disa projekte madhore për Gjilanin.

Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha për rajonipress se pasi është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Infrastrukturës tashmë janë identifikuar të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra ku parashihet të investohen rreth 2 milion e 415.960 mijë euro nga Ministria e Infrastrukturës dhe me participim edhe nga Komuna e Gjilanit.

Fundamenti

Osmani tha se komuna është përcaktuar edhe pse kemi pasur nevojë për më shumë mjete buxhetore, për rrugët me prioritet në qytet duke filluar me asfaltimin e rrugës në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, rruga “Dardania”, “Dheu i Bardhë”, “Arbëria”, “Bregu i djegur”, “Kodra e dëshmorëve(rruga Lot Vaku), rruga “Motrat Qiriazi” në lagjen numër II në qytet dhe asfaltimi i rrugëve në lagjen “Malësia”, (lagja VIII).

Ndërkaq në fshatrat sipas Osmanit janë paraparë të asfaltohen rrugët në fshatin Zhegër, rruga Lladovë-Nasalë, rruga Pograxhë-Bilinicë dhe rrugët në fshatin Cërrnicë.

Osmani tha se qyteti i Gjilanit ka pasur nevojë për më shumë investime në infrastrukturën rrugore, por buxheti qeveritar është i kufizuar për të përmbushur kërkesat tona. “Ne shpresojmë që ndërkohë të krijohen rrethanat financiare që edhe disa projekte shumë të rëndësishme të aprovohen apo të mbështeten nga fondet qeveritare” tha Osmani./rajonipress/