Eko Higjiena

Komuna i rekomandon autokombajnerëve që të mos fillojnë me korrje – shirje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Bujqësisë, njëherit edhe kryesues i Komisionit Komunal, ka kërkuar nga kombajnerët që t’i bëjnë të gjitha përgatitjet deri në fillimin zyrtar të fushatës së korrje-shirjeve dhe të mos fillohet me korrje para pjekjes së plotë të grurit, (lagështia brenda normave optimale është 12 deri 13 për qind).

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Komisioni Komunal për korrje-shirje, ka mbajtur takim sot me autokombajnerët me qëllim të njoftimit për kushtet e korrjes, si dhe përgatitjet teknike të autokombajnerëve.

Në takim ka marrë pjesë drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe ai për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, drejtori i Bujqësisë, njëherit edhe kryesues i Komisionit Komunal, ka kërkuar nga kombajnerët që t’i bëjnë të gjitha përgatitjet deri në fillimin zyrtar të fushatës së korrje-shirjeve dhe të mos fillohet me korrje para pjekjes së plotë të grurit, (lagështia brenda normave optimale është 12 deri 13 për qind).

UBT

“Po ashtu, kërkoj nga ju që të respektohen me rigorozitet kushtet e korrjes dhe çmimi i rekomanduar prej 100 euro”, ka thënë Ramadani.

Ndërkaq, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka shprehur zotimin se në rast të zjarreve eventuale, janë ekipet e zjarrfikësve janë të gatshëm të intervenojnë në çdo kohë.

Ai ka kërkuar nga bujqit që të mos ndizen hamulloret sepse do të shqiptohen gjobat mandatore në harmoni me ligjin. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.