Komuna hap disa rrugë në viset malore
Kamenicë – Është intervenuar në hapjen dhe përmirësimin e rrugëve në fshatin Feriqevë, kurse në ditët tjera do të vazhdohet në të gjitha lokalitetet që paraqitet kërkesa nga banorët në çdo pjesë të komunës së Kamenicës njoftuan zyrtarët komunal.
Sipas zyrtarëve komunal rrugët që po hapen e bëjnë më të lehtë kalimin nga ana e banorëve të këtyre zonave malore.
Begzad Sinani thotë se intervenimi për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në fshatra e qytet është prioritet i qeverisjes komunale. “Asnjë lagje apo fshat nuk do të ndihet i anashkaluar sepse dora institucionale do të jetë e pranishme kudo që paraqitet nevoja” ka thënë Sinani./rajonipress/


