Fundamenti

Komuna Gjilanit përmbyll ciklin e dëgjimeve për planifikim të buxhetit 2024-2026

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore për planifikim të buxhetit 2024-2026.

Komuna ka realizuar nëntë dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit 2024-2026, me gratë, rininë, fermerët, profesionistë të arsimit, të shëndetësisë, profesionistë të kulturës e sportit, personat me nevoja të veçanta, komunitetet jo-shumicë dhe me këshillat lokalë të fshatrave.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me u.d. drejtorin për Buxhet dhe Financa, Ilmi Limoni kanë prezantuar kufijtë buxhetor për 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që kanë marrë pjesë dhe ka adresuar qëndrimet para të pranishmëve edhe drejtorët komunalë, Kushtrim Zeqiri, Alban Demiri, Doruntina Hasani e Ali Arifi.

Eco Higjiena

“Për vitin 2023 buxheti ishte tre milion euro me i lartë, ndërsa në vitin 2024 do të jetë rreth 37 milion euro, në vitin 2025 mendojmë se do të jetë 39 milion euro, derisa në vitin 2026 do të jetë 41 milion euro. Po ashtu, projekt buxheti përbëhet edhe nga grantet qeveritare. Ndërsa, në vitin 2023 kategoria paga dhe mëditje është struktura me më së shumti shpenzime si dhe kategoritë e tjera me radhë. Po ashtu, në planifikim janë edhe 1.5 milion për pagesën e borxheve të Komunës”, ka theksuar, Alban Hyseni.

“Ne në këtë vit kemi shtuar edhe disa kategori të tjera që do të marrin kujdesin e Komunës së Gjilanit, pra kemi kategori te veçanta. Pra, kemi paraparë grante në të gjitha kategoritë dhe të gjitha kanë një rritje më të madhe të buxhetit krahasuar me atë që e kanë pasur deri më tash”, është shprehur ai.

Kryetari i Gjilanit dhe bashkëpunëtorët u janë përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve, të cilat sipas mundësive të Komunës, do të inkorporohen në planifikim të buxhetit. /rajonipress/