Hidromorava

Komuna financon shkollimin e mesëm për 22 femra me gjendje të rëndë ekonomike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës Begzad Sinani, e ka mbështetur kërkesën e Grupit të Grave të Kamenicës për financimin e projektit për vazhdimin e shkollimit të 22 femrave të cilat e kanë ndërpre shkollimin e mesëm për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Rreth 22 femra të komunës së Kamenicës i janë nënshtruar testit me shkrim dhe atij me gojë në shkollën e mesme teknike “Andrea Durrsaku” për klasën e dhjetë ( X), raporton rajonipress.

Gratë i kanë shprehur falënderim të veçantë Grupit të Grave të Kamenicës për iniciativën e ndërmarr për të krijuar mundësinë që ta përfundojnë ato shkollimin e mesëm pa pagesë.

Eco Higjiena

Ibadete Ahmetaj, kryetare e Grupit të Grave të Kamenicës, tha se pas përfundimit të fazës së parë të këtij projekti, përkatësisht të klasës X, do të vazhdohet me klasën e XI.

Ajo e falënderoi kryetarin e komunës, Begzad Sinani, i cili pa kurrfarë hezitimi e ka përkrah këtë projekt të rëndësishëm shoqërorë, për të ndihmuar në ngritjen arsimore të femrës në komunën e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.