ARKATANA

Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Vendi i njohur me emrin “Të pishat” në Tërpezë pritet të shndërrohet në një park për pushim dhe rekreacion.

Komuna e Vitisë ka vazhduar me aksione të pastrimit. Kësaj radhe përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë së bashku me banorët e fshatrave Tërpezë dhe Zhiti dhe vullnetarë të tjerë kanë ndërmarrë një aksion i pastrimit tek vendi i quajtur “Të pishat” në Tërpezë të Vitisë.

Sipas përfaqësuesve të komunës në këtë vend ka filluar edhe rregullimi i parkut i cili përveç se do të ofrojë mundësi të mira për pushim dhe piknik do të jetë edhe një vend i rekracionit i cili do të pajiset po ashtu me fushë sportive.

Uji Dea

Ndërkaq në këtë pjesë pritet të mbjellën po ashtu drunjë dekorativ si dhe do të vendosën shportat për mbeturina. Sipas Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kjo komunë përveç se dëshiron me këtë të krijoj hapësirë gjelbëruese për qytetarët vitias do të ndikoj përmes saj edhe në zhvillimin e Ekoturzimit.

Përndryshe Komuna e Vitisë gjatë gjithë këtij viti ka zhvilluar aksione të pastrimit, krijimit të hapësirave gjelbëruese për qytetarët por ka marrë edhe masa në parandalimin e shkatërrimit të pyjeve. Kjo gjë u bë pasi që Kryetari Haliti ka marrë dy vendime për këtë çështje të cilat janë duke u implementuar në territorin e kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.