UBT

Komuna e Vitisë vazhdon angazhimin në projektin për inventarizimin e shërbimeve administrative komunale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Ema Pula, Menaxhere e Programeve, dhe Bekim Demiri, Hulumtues i Lartë, në kuadër të projektit për Inventarizimin e Shërbimeve Administrative Komunale, i mbështetur nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), përmes një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

Gjatë takimit u prezantuan objektivat e projektit, metodologjia e punës dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në bashkëpunim me Komunën e Vitisë.

Ky proces synon realizimin e një inventarizimi të plotë dhe të strukturuar të të gjitha shërbimeve administrative komunale, duke krijuar një pasqyrë të qartë dhe të unifikuar të shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

ARKATANA

Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e standardizimit dhe dokumentimit të procedurave administrative, rritjen e transparencës institucionale, si dhe avancimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve publike.

Haliti shprehu gatishmërinë e Komunës së Vitisë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të kontribuar aktivisht në realizimin e këtij projekti, i cili ndërlidhet me Grantin e Performancës Komunale dhe me proceset e reformës së administratës publike.

Ky projekt pritet të kontribuojë në thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave administrative në nivel lokal, duke lehtësuar qasjen e qytetarëve në shërbimet komunale dhe duke rritur cilësinë e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.