KKVITI

Komuna e Vitisë shpërndau 50 makina mjelëse dhe 40 inkubatorë për qytetarët e saj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Sot nën organizimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i DBZHR-së, Naim Pira kanë bërë shpërndarjen e 50 makinave mjelëse dhe 40 inkubatorëve për qytetarët e kësaj komune të cilat u financuan nga vetë komuna.

Me këtë rast kryetari Haliti foli edhe për angazhimin e komunës në përkrahje të fermerëve dhe qytetarëve të saj. “Me një planifikim të buxhetit dhe më pak para, por me shumë donacione dhe ndihma për fermer nuk është askund tjetër si në komunën e Vitisë . Edhe pse kemi pasur një buxhet të kufizuar kemi arritur të ndihmojmë të gjitha sektorët dhe nën sektorët pa dallime”, u shpreh Haliti.

Ai shtoj se viti i ardhshëm do të këtë risi dhe surpriza pasi që sipas tij do të këtë ndihmë edhe më të madhe pasi që komuna ka arritur ta rrisin buxhetin për subvencione në fushën e bujqësisë.

Ai tha se qeverisja komunale në Viti, do të vazhdoj të kushtoj një rëndësi të veçantë përkrahjes së fermerëve.

UBT

I pari i komunës foli edhe për punën që është bërë në fushën e bujqësisë dhe sektorëve të saj në këtë komunë gjatë këtij viti.

Ndërkaq Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti foli ndër tjerash edhe për vazhdimësinë e përkrahjes së fermerëve dhe qytetarëve vitias që dëshirojnë të sigurojnë të hyra për vetën dhe familjet e tyre.

“Shpërndarja e 50 makinave mjelëse dhe 40 inkubatorëve është vazhdimësi e përkrahjes që është duke dhënë komuna falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të kryetarit të komunës. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të përfitojnë fermerët e komunës së Vitisë dhe do të vazhdojmë me projekte në interes të fermerëve vitias” u shpreh Pira.

Përndryshe fermerët vitias u shprehen të kënaqur me këtë donacion në veçanti përfituesit e makinave mjelëse pasi që me këtë ata mund të mjelin njëkohësisht nga dy lopë./rajonipress/