Hidromorava

Komuna e Vitisë shpërndan 70 motokultivatorë, shoqëruar me frezë për fermerët përfitues

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot 70 motokultivatorë të shoqëruar me frezë, për fermerët përfitues të kësaj komune, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e punës së fermerëve.

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë kryetari i komunës, Sokol Haliti, dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, të cilët theksuan përkushtimin e komunës për të përkrahur vazhdimisht fermerët vitias.

Haliti tha se ai dhe komuna e Vitisë gjithnjë janë krenuar me fermerët e saj punëtorë, të cilët kanë produkte të mira bujqësore si brende të njohura në gjithë Kosovën.

HW

Ai theksoi se kjo komunë njihet edhe si hambar i Anamoravës dhe se komuna vazhdon furnizimin e fermerëve përfitues me pajisje të ndryshme bujqësore.

Drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, bëri me dije se vlera e përgjithshme e këtij projekti është rreth 79 mijë euro, ku 20% e vlerës është participim nga vetë fermerët përfitues, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga buxheti i komunës së Vitisë.

Sipas tij, brenda këtij viti janë ndihmuar mbi 500 fermerë vitias./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.