ARKATANA

Komuna e Vitisë shpërndahen pajisje të ndryshme bujqësore për fermerët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë marrë sot pjesë në ceremoninë e pranin-dorëzimit të mekanizmave bujqësor për fermerët përfitues të kësaj komune. Me këtë rast sot janë ndarë 65 spërkatëse 400 litërshe, 7 shpërndarëse plehu, 4 makina për shtruarje e folisë dhe 2 mikserë për përgatitjen e ushqimit për shpezë.

Haliti tha se komuna e Vitisë do të vazhdoj të përkrahë të gjithë fermerët vitias duke potencuar se së shpejti do të bëhet edhe furnizimi dhe shpërndarja e agrotekniksë tjetër për fermerët përfitues.

Ai po ashtu tha se planifikimi për shpërndarjen e pasjeve të tjera do të bëhet sipas nevojës që kanë fermerët vitias si kultivues të kulturave të ndryshme bujqësore.

UBT

Kurse drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, bëri me dije se vlera e këtyre mekanizmave bujqësor është rreth 50 mijë euro kurse 20% të vlerës janë participim të fermerëve përfitues.

Përndryshe komuna e Vitisë në baza të përvitshëm bënë shpërndarjen e mekanizmave të ndryshëm bujqësor me qëllim të përkrahjes së fermerëve të saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.