Fundamenti

Komuna e Vitisë shënon javën e Bibliotekës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në kuadër të javës së Bibliotekës së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë në bashkëpunim me Bibliotekën Komunal të Vitisë kanë mbajtur sot një aktivitet i cili ka për qëllim falënderimin e të gjithë atyre që kanë kontribuar në pasurimin e kësaj biblioteke me tituj të rijnë të librave.

Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti tha se kjo ngjarje i ka bashkuar shumë njerëz dhe atë duke u referuar se në këtë komunë kanë ekzistuar ndër shkollat e para shqipe në Kosovë duke potencuar se për këtë ajo ndihet shumë krenare.

Ajo ndër tjerash tha se biblioteka e qytetit të Vitisë po pasurohet çdo ditë me tituj të rinjë dhe atë falë donatorëve dhe atyre që e duan fjalën e shkruar. “Me këtë rast dua të falënderoj donatorët të cilët po kontribuojnë në pasurimin e bibliotekës në Viti e ndër to janë i Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, autorët vendor, Rotary Club në Viti si dhe të gjithë të tjerë të cilët po kontribuojnë në këtë drejtim“ u shpreh Drejtoresha Sylejmani.

Ndërkaq në emër të Bibliotekës së Vitisë ka folur përgjegjësja e kësaj biblioteke Sadije Dauti.

ARKATANA

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se Qeveria Komunale e Vitisë është duke punuar që të krijojnë biblioteka të mirëfillta dhe të mira me qëllim që ato të shfrytëzohen në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Gjatë këtij takimi ka folur edhe Isak Shema si dhe disa të tjerë ndërkaq për të gjithë ata që kanë kontribuar në pasurimin e kësaj biblioteke por edhe për lexuesit e saj të rregullt komuna e Vitisë ka shpërndarë mirënjohje.

Ndërkaq më pas të pranishmit kanë vizituar ekspozitën në galerinë e arteve të përgatitur nga Shoqata e Artisteve Figurativ “Gursel Sylejmani” në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.