Uji Dea

Komuna e Vitisë shënon Epopenë e UÇK-së me aktivitete të ndryshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së sot përfaqësuesit e komunës së Vitisë, Policisë, FSK-së,partive politike, familjeve të dëshmorëve organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe të tjerë kanë vënë kurore me lule dhe kanë nderuar dëshmorët e lirisë në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Por fillimisht është mbajtur një seancë solemne kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme historike, ku nga një fjalë raste e kanë mbajtur kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi, kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe përfaqësuesit e të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Bekim Azizi, kryesues i kuvendit komunal të Vitisë, foli mbi rëndësinë e kësaj date duke përmendur rezistencën e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

Ai tha se në këtë përvjetor po rikthehen në kohë, konkretisht duke përkujtuar në fillimin e marsit të vitit 1998 të rezistencës së familjes Jashari dhe të shkuarjes së tyre në alltarinë e lirisë.

ARKATANA

Kurse kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se në Ditët e Epopesë së UÇK-së, me krenari kujtohet sakrifica e madhe e Jasharëve legjendarë. Ai shtoj se kjo Epope, mori përmasat e ngjarjeve të krijimit të botës së re dhe të ndërrimit të epokës së robërisë nga epoka e lirisë.

Përndryshe për Epopenë e UÇK-së ka folur edhe Abdyl Bajrami, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Viti.

Gjithashtu nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të kësaj komune dhe të Klubit të motoristëve Veteranët e ZON të të UÇK-së të dielën do të bëhet një shtegtim me motora në relacionin Viti – Prekaz – Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.