Komuna e Vitisë shënon ditën ndërkombëtare të shëndetësisë
Viti – Me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetësisë një ekip i mjekëve të QKMF-së ka shpërndarë në qendër të qytetit të Vitisë fletushka që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me aspektin shëndetësor si dhe kanë vizituar çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë“ në Viti.
Ndërkohë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Basri Aliu dhe bashkëpunojë të tjerë kanë vizituar këtë ekip duke i përgëzuar për punën që janë duke e bërë në informimin dhe vetedijësimin e qytetarëve për shëndetin e tyre. /rajonipress/


