Fundamenti

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Tokës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e ditës ndërkombëtare të Tokës në Komunën e Vitisë janë shënuar aktivitete të shumta ku fillimisht në qendër të qytetit të Vitisë pjesëmarrësit në këtë ngjarje në krye me Kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti kanë mbjellë lule.

Më pas janë mbjellë lule edhe në vendet e ndryshme si në: rrethin pranë Kishës Katolike dhe pranë Xhamisë së Qytetit ku këtij aktiviteti ju janë bashkangjitur edhe prijësit fetar të dyja komuniteteve. Gjithashtu janë mbjellë edhe drunjtë dekorativ në shëtitoren “Mërgimtari“ përgjatë rrugës Viti-Binq si dhe në hapësirat e shkollave të mesme si dhe të asaj fillore por edhe në sheshin që bartë emrin e dëshmorit „Bafti Haxhiu“ në Viti. Këtyre aktiviteteve ju janë bashkangjitur edhe Policia e Kosovës si dhe pjesëtarë të KFOR-it Amerikan në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, tha se gjatë këtyre 22 ditëve të fundit janë zhvilluar aksione të shumta të pastrimit në lokalitet të ndryshme ku janë larguar edhe deponi të shumta ilegale të mbeturinave duke paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve të pastrimit dhe të gjelbërimit. “Do të vazhdon gjelbërimi dhe rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara si dhe do të vazhdon mbjellja e drunjëve të ri, pyllëzimi si dhe të masave selvi kulturore nëpër pyjet tona dhe atë bashkë me Agjensionin Pyjor të Kosovës” u shpreh Haliti.

Mobi Casa

Ai foli edhe për masat e mbrojtjes së pasurisë natyrore në këtë komunë. Kryetari Haliti falënderoj të gjithë ata që brenda këtij muaji ju janë bashkangjitur aktiviteteve mjedisore. Përndryshe gjatë ditës së sotme janë mbjellë lule dhe drunjë dekorativ në hapësirat e ndryshme në qytetin e Vitisë si në rrethin pranë Kishës dhe pranë Xhamisë së Qytetit ku këtij aktiviteti ju janë bashkangjitur edhe prijësit fetar të dyja komuniteteve.

Gjithashtu janë mbjellë edhe drunjtë dekorativ në shëtitoren “Mërgimtari“ përgjatë rrugës Viti-Binq si dhe në hapësirat e shkollave të mesme si dhe të asaj fillore por edhe në sheshin që bartë emrin e dëshmorit „Bafti Haxhiu“ në Viti.

Këtyre aktiviteteve ju janë bashkangjitur edhe Policia e Kosovës si dhe pjesëtarë të KFOR-it Amerikan në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.