UBT

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Patates në Debelldeh

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Nën organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC sot në Debelldeh të Vitisë është shënuar Dita e Patates. Me këtë rast është promovuar patatja e cila kultivohet në këtë lokalitet dhe e cila është e kërkuar në gjithë tregun Kosovar.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka bërë me dije pse kjo komunë ka vendosur të shënoj Ditën e Patates në Debelldeh të Vitisë.

“Jo rastësisht sivjet po e shënojmë këtë ditë në Debelldeh, sepse patatja e Debelldehut është e njohur në gjithë Kosovën për cilësinë e saj. Përkundër kushteve jo të favorshme atmosferike puna dhe përkushtimi i kultivuesve vitias të patates ka bërë që ky produkt edhe sivjet të këtë cilësi të lartë”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai tha se kjo komunë në bashkëpunim me organizatën IKC ka shpërndarë gjatë këtij viti mbi 13 mijë kilogramë farë të patates për kultivuesit e Debelldehut.

Mobi Casa

Kurse Ekrem Bajrami, Drejtor i organizatës IKC-së u shpreh se është kënaqësi të shohësh këto prodhime cilësore që janë krijuar në këto kushte jo të mira atmosferike. Ai tha se ata në bashkëpunim me komunën do të angazhohemi të nxjerrim një brend për pataten e veçantë të Debelldehut.

Ndërkaq Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural falënderoj kryetarin Haliti për mbështetjen e veçantë që po e bënë në sektorin e bujqësisë duke shtuar se Debelldehu është i njohur për kultivimin e patates dhe shtoj se për këtë ata kanë vendosur që të organizojnë këtë aktivitet në Debelldeh të Vitisë. Përndryshe ky aktivitet është mbështetur me një koktej rasti nga TEB Bank./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.