FIDANISHTJA

Komuna e Vitisë shënon ditën botërore të diabetit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht QKMF-ja në Viti, sot ka shënuar Ditën Botërore të Diabetit me disa aktivitete.

QKMF-ja, në koordinim me Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan dhe DKA-në në Viti, ka ndërmarrë një varg aktivitetesh për të shënuar këtë ditë.

Në shkollat e Komunës së Vitisë, personeli arsimor ka mbajtur ligjërata vetëdijesuese me nxënësit për sëmundjen e diabetit, parandalimin, vetëdijesimin dhe pasojat që lë sëmundja e diabetit.

Gjithashtu, janë shpërndarë edhe fletushka dhe materiale vetëdijesuese për pacientët e rastit.

HW

Gjatë këtyre aktiviteteve janë dhënë edhe këshilla për pacientët me diabet, ku shumë e rëndësishme është të lajmërohen te mjeku për kontrolle të rregullta, edhe pse mund të ndihen mirë dhe të mos kenë probleme.

Duhet të kenë kujdes, pasi komplikimet e diabetit zhvillohen në heshtje dhe nuk shkaktojnë simptoma në fillim, por me kalimin e kohës ato dëmtojnë organet e ndryshme, si zemrën, trurin, veshkat, sytë, enët e gjakut, indet, etj.

Përndryshe, kjo ditë shënohet më 14 nëntor, në koordinim me rekomandimin e Federatës Ndërkombëtare të Diabetit. Shënimi i kësaj dite është vendosur duke u bazuar në rritjen e vazhdueshme të sëmundjes së diabetit në botë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.