HW

Komuna e Vitisë shënon 12 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar me një aktivitet simbolik Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.

Infermierët e QKMF-së në Viti kanë bërë matjen e tensionit arterial, matjen e glikemisë, si dhe kanë biseduar për rolin e infermierit në shëndetësi.

Nënkryetari i komunës, Hasan Aliu, drejtori i Shëndetësisë në Viti, Halil Musliu, dhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Vjollca Kadolli Halili, vizituan ekipet në qytet dhe, në fjalën e tyre, shprehën mirënjohjen për punën e palodhur, përkushtimin dhe humanizmin që infermierët tregojnë çdo ditë në kujdesin ndaj pacientëve.

Mobi Casa

Përndryshe, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë shënohet për nder të Florence Nightingale, e cila në vitin 1860 i vuri themelet e shkollës profesionale të infermierisë në spitalin St. Thomas në Londër, e cila sot është pjesë e Kolegjit Mbretëror në Londër.

Po ashtu Institucionet komunale në Viti dhe QKMF-ja shprehu edhe mesazhe urimi për infermierët duke ua uruar 12 Majin dhe duke dëshiruar shëndet dhe suksese në misionin e tyre human dhe fisnik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.