Eko Higjiena

Komuna e Vitisë reagon ashpër ndaj ndërprerjeve të shpeshta të rrymës pa paralajmërim nga KEDS-i

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Institucionet komunale reagojnë ndaj gjendjes së krijuar energjetike në komunën e Vitisë dhe ndërprerjet e shpeshta të rrymës pa paralajmërim.

Institucionet komunale të Vitisë, shprehin indinjatën me gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike ditëve të fundit në këtë komunë. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe pa paralajmërim, kanë rënduar në masë punën e Institucioneve për shërbime të qytetarëve, e posaçërisht kur jemi në prag të festave të fundvitit dhe kur kemi fluks të mërgimtarëve që po vijnë për pushime.

Uji Dea

Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Zyra e kryetarit të komunës Sokol Haliti, reagon ashpër ndaj kësaj gjendje të krijuar energjetike në komunën e Vitisë dhe apelon tek përgjegjësit e Kompanisë KEDS, që të jenë të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe për këtë qëllim, madje do të ri shqyrtojnë bashkëpunimin me këtë kompani.

Zyra e kryetarit të komunës, paralajmëron një takim urgjent me përgjegjësit e kompanisë KEDS, rreth gjendjes së fundit të krijuar, sidomos ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në qytetin e Vitisë dhe lokalitetet e saja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.