RCCOLA

Komuna e Vitisë po financon vaksinimin e qenëve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Inspeksionit Skender Ahmeti, kanë pritur sot në një takim një grup operatorësh ekonomik, me të cilët është biseduar rreth implementimit të projektit për trajtimin dhe menaxhimin e qeneve endacak në këtë komunë.

Me këtë rast përfaqësuesit e këtij grupi kanë bërë me dije se vaksinimi i qeneve në këtë komunë kundër sëmundjes së tërbimit dhe ekinokokozës është mundësuar falë financimit të komunës së Vitisë dhe për këtë ata falënderuan kryetarin Haliti.

Mobi Casa

Ata gjithashtu kanë bërë me dije se në komunën e Vitisë është bërë edhe identifikimi dhe asgjësimi i kafshëve të prekur me sëmundjen TBC.

Haliti potencoi se kjo komunë do të vazhdoj me përkrahjen e projekteve në fushën e veterinarisë pasi që kjo është në interes të kësaj komune./rajonipress/