Mobi Casa

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim, drejtorin e OJQ-së “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”, Agron Beka.

Në këtë takim u bë e ditur se, në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit që ka bë kjo OJQ me komunën e Vitisë, tani ka filluar implementimin e projektit për ofrimin e këshillave juridike falas deri më 30 shtator, lidhur me të drejtat pronësore tek banimet sociale, në të gjithë territorin e komunës së Vitisë.

UBT

Ky projekt synon të adresojë nevojën urgjente për përmirësimin e qasjes në informacion mbi regjistrimin e tokës dhe pronës, si dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit në lidhje me të drejtat pronësore, me fokus të veçantë te gratë, të rinjtë dhe grupet e cenueshme, e në fund kjo OJQ, do të bën përzgjedhjen e njëqind familjeve, të cilëve shpenzimet për bartjen e pronës do t’ua heq kjo organizatë.

Përndryshe ky projekt mbështetet nga ATRC ndërsa zbatohet nga Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.