Komuna e Vitisë përkujton dëshmorin e kombit, Kemajl Azizi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe përfaqësues të tjerë të komunës nën shoqërimin e Qemajl Rexhepit, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, kanë bërë dje homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të dëshmorit Kemajl Azizi në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Uji Dea

Ata përkujtuan këtë dëshmorë që ra heroikisht në luftën e fundit të UÇK-së. Përndryshe përfaqësuesit e komunës kanë marrë pjesë edhe në akademinë përkujtimore që është zhvilluar dje në Viti./rajonipress/