UBT

Komuna e Vitisë përkrah shoqatave të grave vitiase

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi me bashkëpunëtor kanë pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga shoqatat e grave që veprojnë në këtë komunë sikurse: Gratë për Gratë, Gratë e Goshicës, Hortikultura, Gentiana etj.

Gjatë këtij takimi gratë kanë shprehur nevojën për përkrahje në veprimtaritë e tyre si në mbjellën dhe kultivimin e kulturave bujqësore si: Mjedër, dredhëz, Mullagë por edhe në ndërtimin e serave.

Haliti ndër tjerash tha se komuna të cilën ai e udhëheq, do të ndihmoj shoqatat e grave jo vetëm si Institucion komunal por edhe përmes bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare të cilat veprojnë në Viti.

Uji Dea

Ai kërkoj nga gratë që të vazhdojnë me përkushtimin punën e nisur duke potencuar se ato duhet të punojnë në rritjen e cilësisë dhe të bashkëpunoj mes vete me qëllim që produktet e tyre të konsumohen në një treg më të gjerë.

Ndërkaq, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi u zotua se Drejtoria e tij do të jetë përkrah fermerëve e në veçanti edhe të grave duke kërkuar nga to gjë të bashkëpunojnë me këtë drejtori pasi sipas tij ata do ju ofrojnë këshilla dhe përkrahje logjistike jo vetëm në kultivim të kulturave bujqësore por edhe rreth formës për të aplikuar në grande të ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.