Fundamenti

Komuna e Vitisë përkrah fuqishëm shoqatat e grave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi u shpreh se institucioni të cilën ai e udhëheq në bashkëpunim me donatorët do të vazhdojnë të punojnë që kjo komunë të zhvillohet në të mirën e përbashkët.”Të gjithë jemi duke punuar bashkë që këtë vend, pra Vitinë tonë të dashur të zhvillojmë bashkërisht, natyrisht përmes potencialeve të cilat i kemi” u shpreh Haliti.

Me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Vitisë ka mbajtur sot një takim në mes të shoqatave të grave, donatorëve dhe të institucioneve komunale.

Qëllimi kryesor i këtij takimi është mbështetja dhe fuqizimi i grave përmes institucioneve komunale dhe donatorëve. Në këtë takim përveç përfaqësuesve institucional dhe të organizatës IKC kanë marrë pjesë edhe shumë gra të cilat janë aktive në më 5 shoqata në lokalitetet e ndryshme të komunës së Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi u shpreh se institucioni të cilën ai e udhëheq në bashkëpunim me donatorët do të vazhdojnë të punojnë që kjo komunë të zhvillohet në të mirën e përbashkët.”Të gjithë jemi duke punuar bashkë që këtë vend, pra Vitinë tonë të dashur të zhvillojmë bashkërisht, natyrisht përmes potencialeve të cilat i kemi” u shpreh Haliti.

Ai tha se në Komunën e Vitisë ka potenciale të mjaftueshme për zhvillimin e kësaj komune duke përmendur organizimin grupor, bujqësinë, ekonominë e vogël duke theksuar se pa organizim të mirëfilltë me institucionet e ndryshme nuk mund të këtë zhvillim.

FIDANISHTJA

Ai ndër tjerash falënderoj gratë e këtyre shoqatave por edhe donatorët për punën që po e bëjnë në të mirën e këtij vendi.

Ndërkaq Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka folur për trekëndëshin e partneritetit në mes të komunës, konkretisht të DBPZHR-së, donatorët dhe të shoqatave të grave. “Aktiviteti ynë, ka qenë i mirëfilltë në kuptimin e bashkëpunimit me shoqatat ekzistuese të grave. Por një ndër objektivat tona për zhvillim dhe avancim ka qenë nxitja e shoqatave të reja të grave, dhe tani në komunën e Vitisë janë disa shoqata të grave, të cilat me formimin e tyre po gëzojnë suksese individuale dhe kolektive” u shpreh Ademi.

Ndërkaq gjatë këtij takimi ka folur edhe drejtori i organizatës IKC, Ekrem Bajrami i cili ka thënë se ka 4 vjet që kjo organizatë është duke punuar në Viti, duke potencuar se organizatë ka punuar në krijimin e shoqatave kryesisht të grave dhe bëri me dije që në Komunën e Vitisë operojnë 5 shoqata të cilat janë përkrahur nga kjo organizatë.

Ndërsa gjatë këtij takimi kanë folur edhe Fadile Demelezi nga GVL-Vitia, Ibadete Hyseni, Zyrtare për Barazi Gjinore në Viti, por edhe shumë persona të tjerë.

Nga ana e tyre gratë lidere të këtyre shoqatave falënderuan donatorët dhe institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme që po e japin ndaj shoqatave të grave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.