Komuna e Vitisë përfituese e projektit ndërkufitar

Viti – Komuna e Vitisė sė bashku me atė tė Likovės sė Maqedonisė janė pėrfitues tė njė projekti nė vlerė prej 450 mijė euro i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe atė nė kuadėr tė Programit pėr bashkėpunim ndėrkufitar. Kontratėn e kėtij projekti e ka nėnshkruar kryetari i Komunės sė Vitisė, Sokol Haliti.
Kryetari i Komunės sė Vitisė, Sokol Haliti pas nėnshkrimit tė kėsaj kontrate theksoi se kjo komunė gjatė kėtij viti ka pėrfituar edhe dy projekte tė tjera nga Komisioni Evropian. ”Gjatė kėtij viti kemi pėrfituar edhe dy projekte tė tjera nga Komisioni si ajo për rivitalizimin e parkut në Viti i cili ka filluar muaj me parë dhe nė tė janė angazhuar mbi 40 punėtor nga Komuna jonė. Poashtu, jemi edhe pėrfitues tė njė projekti pėr renovimin e Shtėpisė sė Kulturės nė Viti. Dua ta falėnderoj Komisionin Evropian i cili ka konfirmuar se komuna jonė ėshtė pėrfituese e projektit ndėrkufitar bashkė me atė tė Likovės” u shpreh Haliti.
Haliti tha se vetėm investimet nga Komisioni Evropian nė Viti kapin vlerėn e afro 1 milion euro.
Përndryshe projekti i fundit tė cilėn e ka pėrfituar Komuna e Vitisė nė kuadėr tė projektit ndėrkufitar ka tė bėjė nė fushėn e Kulturės.
Ndėrkaq Vitia dhe Likova kanė pėrfituar njė grant tė pėrbashkėt rreth 450 mijė euro. Ndėrsa vetė komunat do tė bashkėfinancojnė nė kėtė projekt mė mbi 30 mijė euro.
Pėrndryshe ky projekt pritet tė filloj gjatė kėtij viti si dhe do tė vazhdoj nė vitin nė vijim./rajonipress/