Fundamenti

Komuna e Vitisë përfiton edhe 66 kontejner metalik

/ 1 minutë lexim

Viti – Komuna e Vitisë, ka përfituar edhe 66 copë kontejnerë metalik, donacion i cili vije në kuadër të grandit të perfomancës, që kjo komunë ka treguar gjatë vitit 2018, në projektin e GIZ-it gjerman “Mjedis i pastër”.

Donacioni i cili ka arritur sot, përfshin 66 kontejner me mas vëllimi prej 1.1 metër kubë. Ky donacion ndërlidhet me implementimin e raundit të parë të grandit të përformancës, në emër të projektit “Shërbime të qëndrueshme komunale.

UBT

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Nexhmedin Jakupi, ka theksuar se komuna e Vitisë, deri më tani ka përfituar 2955 kontejner 120 litërsh dhe 190 kontejnerë me masë 1.1 metër kubë./rajonipress/