Mobi Casa

Komuna e Vitisë organizon pritje për nxënësit pjesëmarrës të Olimpiadës së dijes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, ka organizuar sot një pritje për nxënësit e shkollave fillore të cilët ishin pjesëmarrës në Olimpiadën e dijes në Tiranë të Shqipërisë.

Në këtë pritje ka prezantuar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen dhe angazhimin e nxënësve vitias në këtë olimpiadë, duke potencuar se njohuritë e treguara nga ata në këtë garë të dijes, kanë dëshmuar se edhe nxënësit e komunës së Vitisë, janë të aftë dhe posedojnë cilësi si edhe të shkollave të rajonit. “Ky sukses i juaji në këtë olimpiadë është në vazhdën e sukseseve të vazhdueshme të nxënësve tanë në fusha të ndryshme si të dijes ashtu edhe të garave tjera me karakter garues”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai ka theksuar se institucionet komunale do të mbështesin çdo aktivitetet që është në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim, dhe pjesëmarrjen e nxënësve në garat e ndryshme që organizohen si në nivel vendi ashtu edhe jashtë.

Eco Higjiena

Ndërsa, Qahil Sinani, drejtor komunal i arsimit është shprehur se ky vit është vit i sukseseve të shumta të nxënësve vitias në garat e ndryshme, dhe vetë pjesëmarrja e nxënësve në olimpiadën e organizuar në Shqipëri ku shkollat e Vitisë ishin të vetmet nga Kosova, është një sukses radhës të cilin e vlerësojnë të gjithë.

E Hebib Rexhepi, arsimtari i matematikës në SHMU “Dëshmorët e Vitisë”, është shprehur se në Olimpiadën e Dijes në Tiranë , morën pjesë 21 nxënës të shkollave fillore “Bafti Haxhiu”, “Dëshmorët e Vitisë” dhe “Ahmet Hajdari”, dhe se në këtë olimpiadë prezantuan nxënësit e 107 shkollave të ndryshme nga mbarë Shqipëria.“Të gjithë nxënësit pjesëmarrës nga komuna jonë kanë dhënë një kontribut të çmuar në garat ku kanë prezantuar, por vlen të theksohet suksesi i nxënëses Edona Haziri nga shkolla “Dëshmorët e Vitisë” e cila zuri vendin e tretë në garat e matematikës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.