FITORJA

Komuna e Vitisë nisë zbatimin e vijueshmërisë në punë të zyrtarëve publik përmes sistemit elektronik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Të hënën në Viti, ka filluar procesi i regjistrimit elektronik të vijueshmërisë në punë për të gjithë zyrtarët publik, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar një nga pikat të regjistrimit elektronik dhe mirëpriti vendosjen e këtij sistemi.

Me këtë rast ai aty u njoftua nga Arian Alidema, zyrtar nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Viti, rreth këtij procesi.

Sipas z. Alidema në Viti, janë 142 zyrtarë publik dhe se aparatet për regjistrimin të hyrjeve dhe daljeve janë vendosur aktualisht në tri objekte komunal dhe sipas tij regjistrimi i vijueshmërisë së punës bëhet në mënyrë elektronike përmes ID kartelave që ata posedojnë.

FIDANISHTJA

Ai po ashtu njoftoj se ata më parë i kanë testuar ID kartelat dhe ato janë gati për përdorim.

Ndërkaq bëhet me dije se për të gjithë zyrtarët që nuk e posedojnë ID kartelën, ose për ata që kanë defekt në pajisjet për regjistrimin e hyrje-daljeve, mund të regjistrojnë vijueshmërinë përmes linkut https://svp.rks-gov.net/, duke përdorur të dhënat personale (emri.mbiemri dhe pasëordi të dërguar në emailin zyrtar).

Gjithashtu ai tha se synohet që vendosja e këtyre pajisjeve të bëhet edhe në institucionet shëndetësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.